Zjarret vazhdojnë të përhapen në Los Anxhelos, 5 të vdekur evakuohen 130 mijë persona! Biden do t'i drejtohet kombit

SHBA - Los Anxhelosi digjet sërish. Zjarret që kanë shpërthyer përreth janë përhapur edhe në Hollivud Hills. Deri tani raportohet për 5 persona të vdekur dhe janë shkatërruar qindra shtëpi. Më shumë se 130.000 persona janë urdhëruar që të evakuohen.

Nga njëra anë mungon uji, ndërsa nga ana tjetër era fryn gjithnjë e më fort. Zjarrfikësit po hasin vështirësi, dhe përparimi është i pakët. Me njësitë e zjarrfikësve të angazhuara për të luftuar zjarret në Los Anxhelos, Kalifornia ka mobilizuar 395 të burgosur të trajnuar si zjarrfikës. 

Presidenti Joe Biden do t’i drejtohet kombit për zjarret në Los Anxhelos. Këtë e ka njoftuar vetë ai në rrjetin social "X".

Biden, i cili dje anuloi udhëtimin e tij tre-ditor në Itali për shkak të zjarreve shkatërruese në metropolin kalifornian, tha se ka marrë një përditësim të parë mëngjesin e sotëm mbi situatën, do të marrë një tjetër pas funeralit të Jimmy Carter, dhe më pas do të mbajë një fjalim televiziv për reagimin federal ndaj katastrofës.

"Jemi ende larg nga të qenit jashtë rrezikut," deklaroi guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, pasi flakët, gjatë natës mes së mërkurës 8 janar dhe së enjtes më 9, arritën zonën e banuar nga yjet e Hollywood-it, midis Santa Monica-s dhe Malibu-t, duke detyruar evakuimin e 52 mijë banorëve të tjerë. Një milion e gjysmë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Flakët kanë përfshinë gjithashtu kodrat pranë Hollywood Bowl-it dhe Dolby Theatre-it, selia e ndarjes së çmimeve Oscar, duke detyruar shtyrjen e njoftimit të nominimeve për Oscar. Premierat e shumë filmave janë anuluar, si dhe regjistrimet e emisioneve si "Jimmy Kimmel Live" dhe "Grey's Anatomy".

Në rrugë ka njerëz që përpiqen të largohen mes një reje të dendur tymi", duke marrë gjithçka të mundin në atë që tashmë konsiderohet si "zjarri më shkatërrues në historinë e Los Anxhelosit".

Sipas Los Angeles Times, deri më tani janë shkatërruar të paktën 1,900 biznese, shtëpi dhe struktura të tjera.

Paris Hilton e Billy Crystal mes atyre që humbën shtëpitë

Paris Hilton dhe Billy Crystal janë mes atyre që kanë humbur vilat e tyre. Lagje të tëra janë evakuuar, përfshirë Brentwood, ku ndodhet shtëpia e zëvendëspresidentes Kamala Harris, dhe Pacific Palisades, ku jetojnë figura të njohura si Steven Spielberg dhe Bradley Cooper. Zjarret janë përhapur me shpejtësi edhe në zonën Eaton në Altadena, rreth 40 kilometra larg lagjeve të VIP-ave.

Ben Affleck, Jamie Lee Curtis, Mandy Moore dhe Maria Shriver janë detyruar të largohen. TMZ ka filmuar Ben Affleck-un duke lënë shtëpinë e tij në Pacific Palisades me makinë, ndoshta duke shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë. Garner, ndonëse banon pranë, ende nuk është detyruar të evakuohet.

Leighton Meester dhe Adam Brody, Paris Hilton dhe Billy Crystal janë disa nga yjet që kanë parë shtëpitë e tyre të shkrumbohen. Po ashtu, edhe James Wood dhe këngëtarja Mandy Moore kanë humbur shtëpitë.

“Qëndroja pranë familjes sime, shikoja lajmet dhe pashë shtëpinë tonë në Malibu duke u djegur drejtpërdrejt – është një përvojë që askush nuk duhet ta përjetojë kurrë,” ka shkruar Hilton në një postim në Instagram.

“Në këtë shtëpi kemi ndërtuar shumë kujtime të çmuara. Ishte vendi ku Phoenix hodhi hapat e parë dhe ku ëndërronim të ndërtonim një jetë plot kujtime me London.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:08
Rreth njëzet arrestime për plaçkitje në Los Anxhelos

1736442634_67a8d2004c2611efb2d2cdb23d5d.jpg

Rreth njëzet persona janë arrestuar në Los Anxhelos për plaçkitjen e shtëpive të braktisura gjatë zjarreve. Këtë e ka bërë të ditur Kathryn Barger, presidentja e Bordit të Mbikëqyrësve të Qarkut Los Anxhelos. Në një konferencë për shtyp, pranë kryetares së bashkisë Karen Bass, Barger ka shprehur shpresën se qyteti po kthehet në një faqe të re në luftën kundër zjarreve, ndihmuar edhe nga mundësia për të luftuar flakët nga ajri.

Ora 17:46
Biden do t’i drejtohet kombit për zjarret në Los Anxhelos

1736441264_bidenmain1736338780544hpMain.jpg

Joe Biden

Presidenti Joe Biden do t’i drejtohet kombit për zjarret në Los Anxhelos. Këtë e ka njoftuar vetë ai në rrjetin social "X".

Biden, i cili dje anuloi udhëtimin e tij tre-ditor në Itali për shkak të zjarreve shkatërruese në metropolin kalifornian, tha se ka marrë një përditësim të parë mëngjesin e sotëm mbi situatën, do të marrë një tjetër pas funeralit të Jimmy Carter, dhe më pas do të mbajë një fjalim televiziv për reagimin federal ndaj katastrofës.

Ora 17:31
Kalifornia mobilizon afro 400 të burgosur për shuarjen e zjarreve në Los Anxhelos

1736440962_1238456317677f0a608c5396870a66.jpg

Zjarret në Los Angelos 

Me njësitë e zjarrfikësve të angazhuara për të luftuar zjarret në Los Anxhelos, Kalifornia ka mobilizuar 395 të burgosur të trajnuar si zjarrfikës. Të burgosurit, të cilët kanë ndjekur kurse trajnimi nga Departamenti i Pylltarisë dhe Zjarrfikësve të Kalifornisë, janë caktuar në 29 njësi zjarrfikëse për të luftuar flakët e ushqyera nga erërat e forta Santa Ana.

Ora 17:26
Zjarret në Kaliforni, kompanitë e sigurimeve përballë humbjeve deri në 10 miliardë dollarë

1736440191_f70aca394b49ecf46d33615c79431738.jpg

Kompanitë e sigurimeve po përgatiten për humbje deri në 10 miliardë dollarë për shkak të zjarreve në Los Anxhelos. Moody's vlerëson se humbjet për kompanitë e sigurimeve do të jenë në rangun e "miliardave të dollarëve për shkak të vlerës së lartë të shtëpive dhe pronave në zonat e prekura", ndërsa Morningstar DBRS parashikon paraprakisht humbje prej më shumë se 8 miliardë dollarësh. Sipas JPMorgan, shifra do t’i afrohet 10 miliardë dollarëve.

Përtej kostove të menjëhershme, një nga problemet që po del në pah është se kush do të sigurojë banesat e reja që do të ndërtohen. Disa kompani, si Allstate dhe State Farm, kanë vendosur së fundmi të mos sigurojnë më shtëpitë e reja në shtet për shkak të rregulloreve të rrepta mbi rritjen e çmimeve, të cilat e bëjnë të vështirë për kompanitë të mbulojnë humbjet.

Ora 16:09
Zjarret në Los Anxhelos, Biden do të mbledhë këshilltarët dhe anëtarë të administratës pas funeralit të ish-presidentit Carter

1736435543_AP25007049843656.jpg

Joe Biden

Joe Biden, i cili anuloi nisjen e tij sot për në Romë për shkak të emergjencës së zjarreve në Los Anxhelos, mori mëngjesin e sotëm një informim "mbi zhvillimet e fundit dhe ndikimin" e zjarreve shkatërruese.

Këtë e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë, duke specifikuar se presidenti, pasdite, pas funeralit të presidentit Jimmy Carter në Katedralen Kombëtare, do të mbledhë në Sallën Roosevelt "këshilltarë të Shtëpisë së Bardhë dhe anëtarë të administratës për një informim mbi përgjigjen e plotë federale ndaj zjarreve, të cilën ai e ka urdhëruar".

Ora 15:46
Agimi i zjarrtë në ‘Qytetin e engjëjve’, qielli i kuq që të kujton Apokaliptin! Ja si duket Los Anxhelosi mes agimit dhe flakëve (VIDEO)

Duket si një skenë drithëruese e një filmi apokaliptik, por që ndryshe nga ekrani, këtë herë është një realitet. Një panoramë që të kujton fundin e Botës dhe që këtë herë u shfaq pikërisht nga kodra e Hollivudit Perëndimor (SHBA).

Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale (9 Janar), tregojnë se si qielli i Los Angelosit në Kaliforni bëhet i kuq nga dielli në ngritje në perëndim, i përforcuar gjithashtu nga tymi (dhe smogu) i përhapur mbi qytet.

Ndërsa zjarret vazhdojnë të godasin disa zona të Los Anxhelosit dhe Kalifornisë, kryesisht ato të lagjeve VIP të botës hollivudiane të artit, duke shkatërruar mijëra shtëpi dhe duke detyruar mbi njëqind mijë njerëz të evakuohen.

Dëmi deri tani llogaritet në miliarda dollarë, teksa ka edhe viktima, kurse zjarrfikësit luftojnë me flakët.

Ora 13:55
Zjarret në Los Anxhelos, qielli bëhet i kuq (VIDEO)

Një panoramë nga një film apokaliptik u shfaq pikërisht nga kodra e Hollivudit Perëndimor.

Ashtu siç tregohet nga videot e shpërndara në media, qielli është bërë i kuq, i përforcuar gjithashtu nga tymi dhe smogu mbi qytet.

Zjarret vazhdojnë të godasin disa zona të Los Anxhelosit dhe Kalifornisë, duke shkatërruar mijëra shtëpi dhe duke detyruar mbi njëqind mijë njerëz të evakuohen.

 

Ora 10:37
VIDEO/ Los Anxhelos digjet, shikoni pamjet nga lart

Joe Biden ka miratuar shpalljen e një katastrofe të rëndë në Kaliforni dhe ka urdhëruar ndihma të reja federale për shtetin e shkatërruar nga zjarret. Ndërkohë, i ashtuquajturi "Sunset Fire" në kodrat e Hollywood-it është dyfishuar në përmasa brenda disa minutash, duke arritur në 20 hektarë, sipas Cal Fire.

Zjarrfikësit e Los Angeles-it lëshuan një urdhër evakuimi për njerëzit në një zonë që shtrihet nga Hollywood Boulevard në jug, Mulholland Drive në veri, autostrada 101 në lindje dhe Laurel Canyon Boulevard në perëndim – të gjitha lagje ikonike për ata që punojnë në botwn e filmit dhe spektaklit.

Ora 10:34
Mbi 7.500 zjarrfikës luftojnë me zjarret në Los Anxhelos, meteorologu: Intensiteti i erërave ka rënë por mbetet alarmi i kuq

1736412568_losangelos.jpg

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom tha se janë mobilizuar mbi 7.500 zjarrfikës dhe personel emergjence për të përballuar zjarret në zonën e Los Angeles-it. Ai ka firmosur gjithashtu një urdhër ekzekutiv për të mbështetur komunitetet e prekura nga kjo katastrofë.

Pak orë më parë, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, miratoi kërkesën e guvernatorit Neësom për një deklaratë presidenciale për fatkeqësi të rëndë, me qëllim mbështetjen e përpjekjeve për t’iu përgjigjur krizës në vazhdim.

Erërat, që kanë shkaktuar shkatërrimin e disa lagjeve në Los Angeles, po fryjnë tani me një intensitet më të ulët, por alarmi i kuq në lagjet e prekura mbetet ende në fuqi.

 Ariel Cohen, meteorolog përgjegjës i Shërbimit Kombëtar të Motit në Los Angeles, tha për CNN se do të duhen disa ditë, ndoshta deri në fund të javës, që erërat të qetësohen plotësisht.

Ora 10:17
Zjarret vazhdojnë të përhapen në Los Anxhelos, ja zonat më të prekura

1736414133_AP25008142636991.jpg

Cilat janë zonat e prekura nga zjarret?

Aktualisht janë të paktën gjashtë zjarre të shpërthyera midis Los Angeles-it dhe kontesë fqinje të Ventura-s, dhe pothuajse të gjitha vatrat – përveç njërës – duket se janë jashtë kontrollit. Zjarri Hurst, që po prek San Fernando Valley, thuhet se është vënë nën kontroll vetëm 10%.

Sipas informacioneve të fundit, situata është si më poshtë:

Eaton: Zjarri në këtë zonë mbulon më shumë se 10 mijë hektarë, katër herë më shumë se sa ishte vetëm pak orë më parë. Ka detyruar evakuimin e mbi 32 mijë personave.

Palisades: Në këtë zonë janë në flakë 11.800 hektarë. Ky është zjarri më shkatërrues në historinë e qytetit, duke përfshirë mbi 1.000 ndërtesa. Në vitin 2018, zjarri Ëoolsey dogji 1.121 struktura.

Hurst: Sipas autoriteteve të Pyjeve Kombëtare të Angeles, ky zjarr ka përfshirë 700 hektarë.

Woodley: Ky duket të jetë zjarri me sipërfaqe të përhapjes më të vogël aktualisht, i reduktuar nga 75 hektarë në vetëm 30 hektarë të përfshirë.

Gjithashtu, flakët kanë përfshirë 11 hektarë në kontenë Ventura, pranë qytetit të Los Angeles-it.

Ora 10:01
Zjarret shkatërruese në Los Anxhelos, imazhet satelitore tregojnë se si u përhapën (VIDEO)

Një video e bërë publike, marr nga imazhe satelitore tregon zjarret Palisades dhe Eaton në zonën e Los Anxhelosit duke shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe evakuime në shkallë të gjerë.

Imazhet, të publikuara nga Instituti Kooperativ për Kërkime në Atmosferë në Universitetin Shtetëror të Kolorados (CSU/CIRA), përshkruajnë zjarret nga ora 14:00 deri në 20:45 me orën lokale të së martës, 7 janar.

Sipas Cal Fire, zjarri i Palisades ishte përhapur në më shumë se 2,900 hektarë deri të mërkurën në mëngjes 8 janar.

 

G.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA

Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA