Zv kryeministrja Senida Mesi ka zhvilluar sot një takim me rektorin e universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ në Shkodër, Adem Bekteshi. Pas takimit, znj Mesi refuzoi t’i përgjigjej interesimit të medias, por rektori tha se studentët kanë të drejtë në kërkesat e tyre dhe këtë ia kishte thënë edhe zv kryeministres. I pyetur nëse rektorët kanë fajin për gjendjen e krijuar në universitete, siç tha kryeministri në takimin me rektorët dhe dekanët pak ditë më parë, Bekteshi tha se duhet degjuar artikulacioni që bëjnë studentët dhe kë fajësojnë ata. Ai deklaroi se ka ardhur koha që të punohet për arsimin e lartë, sepse ka disa vite që arsimi i lartë nuk motivohet. Ndërsa, duke folur për korrupsionin në auditore, rektori tha se ai luftohet në bashkëpunimin pedagogë-studentë.
Zv.kryeministrja Mesi takon rektorin e universitetit të Shkodrës, Bekteshi: Studentët kanë të drejtë
Komento