Kulla pas Teatrit të Operas po ndërtohet nga ‘Nova Construction 2012’ e Ilir dhe Kujtim Shtufit! Basha: Kush fshihet pas saj? Kasta 33 vjeçare bashkë, si dy duar që lajnë një fytyrë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i kërkon SPAK të hetojë se kush fshihet pas projektit “Mali i Tiranës” që do të ndërtohet në sheshin pas Teatrit të Operas dhe Baletit.

“Mali i korrupsionit në qendër të Tiranës i mbuluar nga “omertà” e bashkëfajësisë mafioze, është një karshillëk ndaj të gjitha institucioneve që kanë për detyrë të mos lejojnë që Shqipëria të kthehet në një parajsë për pastruesit e parave dhe miqve të tyre në politikë”

Basha ngre dyshime se përfitues të kullës, janë edhe anëtarë të Rithemelimit, duke thënë se kasta 33 vjeçare e politikës është bashkë.

“Detyra jonë si Parti Demokratike është të mposhtim këtë heshtje shurdhuese që dëmton interesin publik, sa herë interesat e kastës 33 vjeçare bëhen bashkë si dy duar që lajnë fytyrat e nxira nga korrupsioni. Pastrimi i politikës përmes vetting-ut, është domosdoshmëri për t’i dhënë fund epokës së korrupsionit, që politikanët të mos jenë në shërbim të oligarkëve dhe interesave kriminale, por t’u shërbejnë qytetarëve dhe interesit publik.”

Gradacela që do të quhet “Mali i Tiranës” pritet të jetë 65 kate. 58 kate lart e 7 kate nën tokë e 185 m e lartë, dhe po ndërtohet nga Nova Construction 2012  ku Ilir Shtufi rezulton pronar me 91% të aksioneve dhe Kujtim Shtufi me 9%.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • qytetari jo shpellari: 07/08/2023 23:05

    Ikni mor shpellar se trualli eshte prone private dhe pronarët ose e shesin me çmimmin e tregut ose hyjnë në partneritet investimi bejnë çfarë të duan. Kujt i plasi se shpellaret duan të kullosin bagëtit apo të shurrojnë pas ferrave në pronene e huaj. Ka ik koha e tokës së xanun

    Përgjigju
    • asgdfjh: 08/08/2023 18:10

      Zoti qytekar toka eshte private por po nuk te dha leje shteti(Bashkia)per ndertim beji shurren bahqes

  • plaku: 07/08/2023 16:48

    nuk le asnje lulishte ne tirane pa e bere pallat,,paske qene burre i poshter o edi rama,,,zoti te mallkofte ne 7 breza...

    Përgjigju
  • Eri: 07/08/2023 16:12

    Po lejen kysh ja u dha....? Crendesi ka kush fshihet...Tirana me m 2 me oak te gjelberimit ne Bote...para lali Eri

    Përgjigju
  • Bilbilu: 07/08/2023 15:38

    Shumë mirë, ta zhvillojmë Tiranëm lart…vetëm përpara…bashkë me Berishën. Hahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj