Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka lajmëruar shërimin nga koronavirusi të dy zv. kryetarëve të tij.
Ndreu u ka uruar shëndet të plotë ndërkohë që tha se ka qenë në kontakt për konsulta pune, pasi ata kanë punuar nga shtëpia. Në një postim në rrjetet sociale, Ndreu tha se ka pasur edhe nga ata që kanë bërë statuse pa pikë turpi në lidhje me të infektuarit me Covid19.
"Oliana dhe Ermali, dy Zv. Kryetaret e Bashkise Lezhe, kane kaluar me sukses Covid-19. Duke ju uruar shendet te plote, i komplimentoj per korrektesen e treguar duke u izoluar dhe kryer nje karantine serioze.
Sakrifica qe ata bene është pjese e seriozitetit qe ne kemi si staf, duke vleresuar situaten per mos infektimin e familjeve dhe kolegeve. Megjithese cdo dite kemi qene ne kontakt per konsulta pune, dhe ata vete nuk kane reshtur se punuari nga shtëpia duke ndihmuar ne zgjidhjen e problematikave.
Por pati dhe ndonje qe me helmin ne gjak, beri statuse pa pike turpi. Por ne ja dalim gjithmone, ashtu si Oliana dhe Ermali, dhe kushdo tjeter qe do infektohet nga Covid. Urime e mbaresi per te dy. Mezi presim te rikthehen ne pune per te ecur me shpejt ne punet e perditeshme", shkruan Pjerin Ndreu.