ZV.ministri i Jashtëm: BE nuk pranoi ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, kushtet janë plotësuar (VIDEO)

TIRANË- Zv.ministri i Jashtëm, Sokol Dedja ka deklaruar se në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme të ministrave të BE-së, nuk u ra dakord që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të trajtohen veçantë, ç'ka ka çuar edhe në shtyrjen e vendimit në mbledhjen e liderëve. Siç ka raportuar më herët Shqiptarja.com, ka pasur një propozim nga Finlanda për një ‘Po’ për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe një shtyrje tjetër për Shqipërinë, për të cilin Dedja ka theksuar se nuk është pranuar.

"Nuk arritën në një përfundim, e rëndësishmja është që ndarja ku kundërshtua nga një numër të madh dhe kjo është arsye se përse nuk u arrit në një vendimmarrje. Dy vendet nuk janë domosdoshmërisht të lidhur, por Shqipëria i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave. Në këtë kuptim, nuk ka kuptim ndarja, por jo se ka një lidhje të pashmangshme mes tyre, por performanca vlerësohet në të ndara. Është një vendim që merret në nivelin e ministrave të jashtëm, por nuk u arrit në një marrëveshje se ka probleme politike, që nuk lidhen me dy vendet", u shpreh Dedja.

Përballë gazetares Aida Toncica, Dedja u shpreh se është e vështirë që të ketë një parashikim paraprak të asaj se çfarë do të vendoset në mbledhjen e ardhshme që pritet të mbahet në datat 17-18 tetor, teksa ka sqaruar edhe kushtet.

"Franca ka vënë në pah nevojën për të ndryshuar metodologjinë e zgjerimit të BE-së në tërësi. Celjen ose jo të negociatave duhet ta merrnin ministrat dhe të vendosej formalisht më pas nga Samiti. Në këtë format nuk u morr një vendim, që do të thotë se ka vështirësi të madhe politike të një natyre të përgjithshme. Ishte një diskutim i brendshëm, me dyer të mbyllura dhe e vështirë të flitet për numra të vendeve që janë skeptike, por ka një shumicë që duan çeljen e negociatave, por vendimi nuk u mor se duhet unanimitet. Dy kushte, Gjykata e Larte dhe Kushtetuese dhe Reforma Zgjedhore janë  që të hidhet hapi për mbajtjen e Konferencës ndërqeveritare, kushtet e tjera për një hap përtej kësaj. Gjermania e specifikoi që tani kushtet. Kushtet synojë që deri në integrimin, Shqipëria të ketë arritur standardin e Bashkimit Europian dhe përputhjen e plotë të legjislacionit tonë me atë të BE-së. Kjo është natyra e BE-së", tha Dedja.

Ai sqaroi se kriza politike nuk ndikon në vendimin për çeljen e  negociatave të BE-së, teksa iu përgjigj akuzave të opozitës sa i përket luftës kundër krimit të organizuar. Ai tha se në raportin e KE-së, u vlerësuan përparësitë që Shqipëria ka bërë në këtë drejtim.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë