Zëdhënësi i Metës sulmon Spiropalin: Klithmat anti-presidenciale duan të spostojnë vëmendjen nga PPP-të

Zëdhënësi i Metës sulmon Spiropalin: Klithmat anti-presidenciale duan të spostojnë vëmendjen nga PPP-të

Tedi Blushi

Presidenca ka reaguar pas deklaratave në Kuvend të ministres së Marrëdhëniet për Parlamentin Elisa Spiropali e cila akuzoi kreun e shtetit se po përkthen në dekrete akuzat e opozitës ndaj qeverisë. Përmes zëdhënësit për mediat, Tedi Blushi presidenca sulmon Spiropalin duke deklaruar  ndër të tjera se ajo duhet të lexojë raporton final të OSBE-ODHIR për dekretin kushtetues të presidentit.

Sipas Blushit akuzat ndaj presidentit dua të spostojnë vëmendjen nga miratimi i PPP-ve në Kuvend.

"E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.
Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë"
, shkruan Blushi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pyka: 12/09/2019 21:48

    E shikoni si po keputen per te zgjidhur problemet,o popull.Po grihen per ne,po vuajne per ne,flasin ne emer tone.ca koke dhjamosur,pa dinjitet,qe kane 30 vjet qe çorodisin dynjane.keta qe ne jeten e vet nuk kane bere nje pune.keta te korruptuar te pafre,qe u mungon meshira per popullin e vet.te pasuruar ne te pamate,a thua se kane shpikur sonden per te shkuar ne mars.keta duhen zene me shqelma.te gjithe te korruptuari sepse korrupsioni nuk ka ngjyre,te blen dhe voten....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja