Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali sulmoi Presidentin gjatë fjalës së saj në Kuvend për kthimin e dekreteve. Spiropali u shpreh se Meta flet me gjuhën e opozitës, ndërsa shtoi se Komisioni Hetimor nuk do të shërbejë si mekanizëm ndëshkues për Presidentin, por si çlirues për t'u kthyer Ilir Metën në krye të opozitës. Gjithashtu ajo theksoi se po pret për të dëgjuar nga Presidenti, se kush do ta digjte parlamentin.
"Presidenti kthen në Kuvend çdo ligj. Sulmon nëpërmjet tastierës së tij dhe zëdhënësve qeverinë dhe parlamentin. Presidenca duhet ta dijë se kthimi i këtyre ligjeve është në kundërshtim me interesin publik. Rezervat materiale, janë vetëm të grupit A tek gruri dhe materialet e thjeshta, nuk e di pse Metës i shkon mendja menjëherë tek floriri, por këtë le ta shpjegojë Frojdi jo ne. Nevoja e ndryshimit të këtij ligji vjen nga eksperiencat e mëparshme. Gjatë kohës së emergjencave kemi pasur një vonesë të lëvrimit të mallrave.
Nuk ka rrezik për qamet financiar, se qamet fizik përmes tërmetit nuk ndodhi, por edhe për këtë presidenti të jetë sigurt që nuk do të ndodhë. Si qinigj u fsheh nga drejtësia pas cjapit legjendar të PD-së për një rrugë që i kishte e zeza me të bardhë abuzimet, por shpëtoi me një raport mjekësor.
Që presidenti të kthejë në dekrete përvuajtjet hipokrite të opozitës së rrugës nuk i kishim menduar. Por ata nuk po ia dinë mundin që Presidenti po bën. Po presim të dëgjojmë kush do ta digjte parlamentin? Dështuan dhe vijojnë që të dështojnë, pasi nuk kanë asnjë alternativë. Komisioni Hetimor nuk do të shërbejë si mekanizëm ndëshkues për Presidentin, por si çlirues për Ilir Metën për t'u kthyer në krye të opozitës" tha ajo.
Lajmi kryesor:
PS-ja rrëzon tetë dekretet e Metës/ Gjoni: Rama-Basha flirt, votojmë kundër 'Zgjedhores'! Balla: S'ka dashuri, por ftesë për dialog PD-së
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7528
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor, 13:35
-
Dita e Alfabetit, Kuvendi i Shqipërisë i dhuron Muzeut fotot e ditëve të Kongresit të Manastirit! Spiropali reciton 'Gjuha shqype' të Gjergj Fishtës
21 Nëntor, 19:03
-
Nga Ylli Pata: Cilat janë pasojat politike të çështjeve penale ndaj Berishës dhe Metës?!
20 Nëntor, 20:53
-
Sekuestrimi i vilave të Kryemadhit/ Juristi Romeo Kara: Të shkulet me rrënjë kjo e keqe! Pa lënë pas dore partitë e tjera! Janë miliarda euro, t'i kthehen popullit
20 Nëntor, 18:08
-
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin
20 Nëntor, 17:56
-
Apeli i GJKKO-së s'e nxorri nga burgu, i sekuestruan vilat, Meta udhëzon nga qelia Partinë e Lirisë: Nisni protesta periodike kundër SPAK
20 Nëntor, 17:44
-
GJKKO sekuestron 2 vilat e Monika Kryemadhit dhe të ëmës tek rezidenca VIP e 'Kodrës së Diellit' në Tiranë! Pjesë e hetimit për lobimin në SHBA e dosjen CEZ-DIA
20 Nëntor, 15:10
-
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli'/ Spiropali takim me Grupin e Deputetëve 'Miqtë e fëmijëve': Të propozojmë ligje më të forta kundër dhunës
20 Nëntor, 14:59
-
Parlamenti/ Tensione të tjera në sallë, Dogjani kërkon fjalën para Idrizit dhe bllokon foltoren, ndërhyn dhe Garda! Pritet votimi i buxhetit (VIDEO)
19 Nëntor, 20:03
-
Afera CEZ- DIA e lobimi në SHBA, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, s'ndryshon masën as për Kryemadhin! Monika: SPAK, 34 fashikuj me falsifikime, heq dorë nga politika! Me Ilirin s'ka më kthim pas
19 Nëntor, 16:34
-
Zbardhet mbrojtja e Ilir Metës përpara Gjykatës së Posaçme të Apelit: Kërkoj lirinë, shumica e pronave dhe e llogarive bankare të Monikës! S’mbaj përgjegjësi për shpenzimet e ish-gruas e ish-vjehrrës
19 Nëntor, 12:42