Zyra e BE në Kosovë:Statusi për
Asociacionin të përgatitet shpejt

Zyra e BE në Kosovë:Statusi për<br />Asociacionin të përgatitet shpejt
Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka folur rreth statusit të Asosacionit të komunave me shumicë serbe, ku përmes shefit të saj në Kosovë, Samuel Zhgobar ka thënë se Kosova duhet që të përgatisë sa më shpejt statusin që duhet për këtë çështje.

Samuel Zhbogar ka marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me vlerësimin e parimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe pret që të gjitha palët ta respektojnë këtë vendim.

Ndërkohë, sipas Zhgobar akti ligjor i Qeverisë së Kosovës duhet të realizohet sa më shpejt për zbatimin e kësaj Marrëveshje dhe Statuti pasues. 

Përmes një komunikate të zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Gjykata Kushtetuese është shprehur se Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe do të krijohet siç parashihet me Marrëveshjen e Parë, në përputhje me Kushtetutën.

Me daljen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese nuk dihet ende se cilatdo të jenë hapat e partive opozitare të cilat janë kundër krijimit të këtij asosacioni.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin