Nga zyra e BE-së u zbuluan disa detaje rreth takimit të zhvilluar sot në kryeministri mes Ramës, Yuri Kim dhe Luigi Soreca-s. Sipas zyrës së BE-së takimi i ambasadorit zgjati për rreth 1 orë, ndërsa ai falënderoi kryeministrin për angazhimin e tij në miratimin e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe e ftoi atë që të punojë me shpejtësi për zbatimin e saj.
Në të njëjtën kohë, ai mirëpriti vazhdimin e diskutimeve në Këshillin Politik në lidhje me ndryshimet shtesë, për të respektuar frymën dhe rezultatet e 5 qershorit. Gjithëpërfshirja është thelbësore kur bëhet fjalë për çështjet elektorale.
Lajmi kryesor:
Listat dhe koalicionet! Kim dhe Soreca i shkojnë Ramës në zyrë, zbulohen diskutimet në Kryeministri (VIDEO)










