Zyra e Shtypit e LSI, nëpërmjet një deklarate të shkurtër për shtyp ka ironizuar sot reagimin e gazetarit të Mother Jones Dan Friedman, i cili deklaroi se partia shqiptare nuk i ishte përgjigjur pyetjeve të tyre, edhe pse kishin patur kohë të mjaftueshme në dispozicion.
LSI thotë me sarkazëm, që herë tjetër, nëse kanë pyetje, Mother Jones bën mirë që t’u dërgojë edhe përgjigjet që dëshiron të dëgjojë prej tyre.
Lidhur me deklaratat e kolegut të MotherJones, Dan Friedman në intervistën e tij për Zërin e Amerikës, dëshirojmë të themi se herën tjetër kur kolegu Friedman dhe MotherJones të kenë pyetje të dërgojnë gjithashtu dhe përgjigjet që ata duan, në mënyrë që ne vetëm t’i konfirmojmë.
Reagimi i Zyrës së Shtypit të LSI