Zyra elektorale e Berisha-Meta afër KZAZ, Celibashi: Të zgjidhet me mirëkuptim! Përfaqësuesi i PL: Shikoni reklamat e PS, në çdo rrugë del ‘fytyra e shpëtimtarit’

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u diskutua një denoncim mbi një zyrë elektorale të koalicionit Berisha-Meta, e cila në kundërshtim me Kodin Zgjedhjet është shumë afër KZAZ-së nr. 37 në kryeqytet. Administrata e KQZ sugjeroi që të ndërhyhej nga policia bashkiake për ta hequr por Celibashi tha se fillimisht do të komunikohet me përfaqësuesit e koalicionit për ta zgjidhur me mirëkuptim.

Përfaqësuesi i Partisë së Lirisë në KQZ, Altin Kaziaj kërkoi që i njëjti standard të jetë edhe për çështjen e materialeve propagandistike siç i quajti ai, të vendosura nga PS. Ai tha se këto janë vendosur në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor, në Tiranë kryesisht por edhe në bashki të tjera.

“Mund të shkarkojmë të gjithë vëzhguesit. Nga data 15 si qytetar mund të konstatojmë në rrugët e qytetit të Tiranës dhe në të gjitha rrugët e Shqipërisë billborde të mëdhenj.  Vetëm në rrugë dytësore Rinas Tiranë janë mbi 30, me gjuhë fyese, seksiste, bullizuese. Jua kanë raportuar këto juve? E njëjta situatë është në çdo rrugë. Keni këtë pamjen e ‘shpëtimtarit të vendit’ me ngjyra, ndërsa këta të opozitës i ka bërë pa ngjyrë se vetëm gjuhë denigruese di.  Për ‘barazi të armëve’ duhet të shikoni se çfarë bëjnë këta të mazhorancës pastaj të merreni me zyrat e ‘Bashkë Fitojmë’. Silluni në mënyrë ligjore”, tha Kaziaj.

Komisioneri Celibashi u shpreh se edhe ky shqetësim të do të shqyrtohet në ditët në vijim.

“Ne kemi vendosur shqyrtimin e denoncimeve të paraqitura nga ana juaj por edhe nga ana e disa organizatave të shoqërisë civile për mënyrën se si PS por edhe subjekte të tjera po e bëjnë këtë fushatë. Por rasti konkret që lidhet me ju është një rast i sjellë më herët. Shqyrtimet e tjera janë në radhë nesër dhe në vazhdim. Nuk ka një qasje të diferencuar për mënyrën se si silleni në fushatë elektorale. Çdo denoncim ka të gjithë vëmendjen tonë”, tha Celibashi.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 24/04/2023 12:43

    FORCA EDI RAMA....FORCA PS

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton