Kryeministri Rama ka përmendur disa shifra që tregojnë qartë të punësuarit nëpërmjet këtyre zyrave. Rama shton edhe se mosbesimi i krijuar ndërvite për Shërbimin Kombëtar të Punësimit është i madh. Sipas fakteve të publikuara nga Kryeministri, në total janë punësuar 1090 persona nga dita e inaugurimit të këtyre Zyrave të Punësimit, ku numrin më të madh e mban Tirana me 528 të punësuar.
Një numër i madh i vendeve të lira të punës është pasqyruar edhe nga sektori privat.
"S'duam zyra duam punë!", shkruante dikush në komentet e një postimi për çeljen e zyrës moderne të punës në Elbasan. Dhe s'ishte i vetmi që shprehte mosbesim se në zyrat e punës mund të gjendet punë. Por shifrat e faktet flasin ndryshe dhe me rritjen dita - ditës", shkruan Kryeministri Rama në rrjetin e tij në Facebook.
Kryeministri thekson gjithashtu se pas 20 vitesh, zyrat e reja të punës janë një nga instrumentat e rritjes së punësimit.
SHIFRAT E PUBLIKUAR NGA KRYEMINISTRI RAMA NË FACEBOOK
ZYRAT E PUNËSIMIT
Në Tiranë 528
Durrës 299
Vlorë 180
Kavajë 83
Totali 1090
SEKTORI PRIVAT
Në Tiranë 2289
Në Durrës 1052
Në Vlorë 457
Në Kavajë 171
Në total 3969
(Foto: Postimi i Kryeministrit Rama në Facebook)
(v.gj/shqiptarja.com)