Zyrat e Punës, 858 të punësuar në një javë

Zyrat e Punës, 858 të punësuar në një javë

Punësimi si një nga prioritetet e qeverisë, ka shënuar rritje ku vetëm në 7 ditët e fundit të kësaj jave, përmes Zyrave të Punës janë punësuar 858 persona në të gjithë vendin.

Sipas statistikave nga Zyrat e Punës, rezulton se qarqet e Tiranës, Durrësit, Korçë, Korçës dhe Vlorës kanë numrin më të madh të të punësuarve, falë zyrave të punës.

Shifra për periudhën 8-11 prill 2019, të shpërndara sipas qarqeve të vendit janë:

Në qarkun e Beratit janë punësuar 17 persona, 4 në Berat në Kuçovë 1 dhe Skrapar 12.
Në qarkun e Durrësit 165 persona nga këta në bashkinë Durrës 144, në Krujë 21. Në qarkun e Fierit 59 persona, në bashkinë Fier 49, Lushnjë 9 dhe Mallakastër 9.

Në qarkun e Korçës janë punësuar 80 persona, nga këta në Korçë 37, Devoll 8, Kolonjë 17 dhe në Pogradec 18, ndërsa në qarkun e Dibrës janë punësuar 18, nga këta në Dibër 1, në Mat 11 dhe Bulqizë 6.

Në qarkun e Elbasanit janë punësuar 35 persona, në bashkinë Elbasan 19, Gramsh 6, në Librazhd 3, në Peqin 2, në qarkun e Gjirokastrës 22, nga këta në bashkinë Gjirokastër 14, në Tepelenë 4 dhe Përmet 4.

Ndërsa në qarkun e Kukësit janë punësuar18 persona në Kukës 5 persona, në Has 10 dhe në bashkinë Tropojë3 persona. Në qarkun e Lezhës 16 gjithsej nga këta në Kurbin 9, në Mirditë 7. Në qarkun e Shkodrës 33 gjithsej nga këta në Malësinë e Madhe 7, në Shkodër 18 dhe Pukë 8.

Në qarkun e Tiranës janë punësuar 314 persona , nga të cilët 298 në Tiranë dhe 16 në Kavajë, ndërsa në qarkun e Vlorës 81 persona, nga këta 46 në Vlorë, 3 në Delvinë 9 dhe në Sarandë 26 persona.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut