ZYRIH -Policia e Zyrihut ka arrestuar ditën e sotme një shtetas shqiptar, pasi gjatë një kontrolli i janë gjetur 11 kilogramë drogë e llojit heroinë. Në momentin e arrestimit shtetasit shqiptar iu gjet edhe një shumë prej 3.000 franga zvicerane, si dhe dy telefona celularë.
Sipas policisë, 27-vjeçari shqiptar u kap me drogë rreth orës 16:00 të ditës së sotme, pranë një stacioni.
27-vjeçari u shoqërua në polici ku u mor edhe në pyetje, ndërsa çështja e tij do të shqyrtohet edhe nga Bordi i Migracionit për të huaj, për të proceduar më tej penalisht.
Marrë nga "Presheva Jonë"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com