Zyrtarët, shmangin kontrollin TIMS
duke udhëtuar nga Kosova

TIRANE- Aeroporti i Prishtinës është kthyer në një urë për arratisjen e zyrtarëve të lartë për të fshehur pasurinë. Duke qenë se ndërmjet shtetit Shqiptar dhe shtetit të Kosovës ka lehtësira në lëvizjen e popullsisë pasi janë dy shtete shqiptare, zyrtarët e lartë përfitojnë nga kjo dhe bëjnë udhëtime nëpër vendet e ndryshme të botës duke përdorur si urë aeroportin e Prishtinës, kësisoj ato fshehin gjurmët e tyre. Këtë problematikë e ngrit kryetari i ILDKPKI-së Shkëlqim Ganaj në një takim me homologun e tij kosovar. Në takim ata theksuan se do të miratojnë një marrëveshje bashkëpunimi në mënyrë që të shmanget abuzimi i zyrtarëve të lartë të shtetit në udhëtimet e tyre jashtë Shqipërisë duke shmangur deklarimin e shpenzimeve të kryera.
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vota e Diasporës do i bëjë gropën Opozitës, pas zgjedhjeve PD do kërkojë heqjen e saj!

Spahiu: Vota e Diasporës do i bëjë gropën Opozitës, pas zgjedhjeve PD do kërkojë heqjen e saj!