MSH: COVID-19 nuk kursen gratë shtatzëna, 4 raste pozitive në Shqipëri! Me koronavirus 1 gazetar dhe 14 policë (VIDEO)

TIRANË- Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka dhënë shifra konkrete lidhur me situatën e COVID-19 në Shqipëri. Fico ka bërë me dije se 60 mjekë dhe infermierë janë konfirmuar pozitiv, ku 2/3 janë shëruar. Ndërkohë lajme të mira vijnë edhe për fëmijët e prekur, të cilët gjysma e tyre shëruar dhe asnjë nuk është në spital.

"Kemi 60 mjekë dhe infermier, dhe 2/3 janë të shëruar. 21 fëmijë të prekur, por lajmi i mirë është se gjysma e tyre janë shëruar dhe asnjë nuk është në spital", tha Fico.

Ndërkohë, sa i përket "heronjve" të tjerë të heshtur të kësaj situate, policëve mësohet se kanë rezultuar pozitiv 14 efektivë, e ndërsa COVID-19 nuk ka kursyer as gratë shtatzënë ku mësohet se janë konfirmuar 4 raste në Shqipëri. Me koronavirus është edhe një gazetar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, siç edhe ka ndodhur me të gjitha rastet e tjera të konfirmuar deri më tani nga Ministria e Shëndetësisë. 

Në fund, Fico ka bërë me dije se në karantinën shtetërore e cila ndodhet në Konvaleshencë janë të shtruar 4 pacientë.


Lajmi kryesor:

25 raste të reja me COVID-19 sot në Krujë e Kurbin! Dita e parë kur Tirana nuk ka asnjë të infektuar (VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim