ZYRTARE/ 100 mijë euro dhe 20 përqind të kartonit, Egnatia shet mesfushorin te Debrecen

ZYRTARE/ 100 mijë euro dhe 20 përqind të kartonit, Egnatia shet mesfushorin te Debrecen

Hamzat Ojediran

Klubi i Superligës shqiptare të futbollit, Egnatia ka njoftuar se ka shitur mesfushorin Hamzat Ojediran te Debrecen në Hungari. Rrogozhinasit kanë përfituar 100 mijë euro nga kalimi i 19-vjeçarit te Debrecen, teksa kanë mbajtur edhe 20 përqind të kartonit në rast të një tjetër shitje.

"KF Egnatia ka arritur marrëveshjen me klubin e madh hungarez, Debrecen, për transferimin e futbollistit tonë Hamzat Ojediran. Hamzat u bë pjesë e klubit gjatë muajit gusht dhe menjëherë u kthye në një lojtar shumë të rendësishëm për ekipin dhe të dashur për tifozët. Nga ky transferim klubi ka ruajtur dhe 20% të kartonit. Klubi i uron suksese ne aventurën e re futbollistit", njofton Egnatia.

Nigeriani u afrua te Egnatia verën e shkuar dhe këtë sezon luajti 11 ndeshje me rrogozhinasit, duke pasur fansa për formën e treguar në mesin e fushës. I dalë nga moshat e E&A Academy në Nigeri, Ojediran është pjesë edhe e Nigerisë U-23 dhe shihet si një lojtar i së ardhmes. Egnatia duket se ka bërë biznes të mirë me shitjen e tij, teksa e afroi falas në verë. Kontratë deri në verën e 2026 për Hamzat në Hungari.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!