Zyrtare/ 12 klube prestigjioze njoftojnë krijimin e Superligës Europiane, kërcënon UEFA dhe FIFA! Kundër edhe Boris Jonhson

Në orët e para të mëngjesit 12 klube prestigjioze europiane, 6 nga Anglia, 3 në Spanja dhe 3 Italia, kanë njoftuar krijimin e Superligës Europiane nën menazhimin e ECA-s, Shoqatës Europiane të Klubeve.

Ky kompeticion i ri ka si qëllim rritjen e ndjeshme të fitimeve të klubeve pjesmarrëse dhe sipas njoftimit të bërë ‘synon të nisë sa më shpejt’. Në deklaratën e përbashkët të 12 klubeve thuhet se ‘pandemia ka goditur ekonominë e tyre dhe kjo është një mënyrë për ta kthyer futbollin të përballueshëm për vitet e ardhshme’. Pritet që kompeticioni i ri të mbështetet nga rrjeti televiziv DAZN, që do paguajë 3.5 miliardë euro për sezon.

12 klubet që kanë pranuar të formojnë Super League pavarësisht kërcënimeve të UEFA-s dhe FIFA-s janë Manchester United, City, Chelsea, Liverpool, Tottenham, Arsenal, Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Inter, Juventus dhe Milan.

Përveç kërcënimet për t’i hedhur në gjyq, UEFA dhe FIFA kanë paralajmëruar klubet që kanë pranuar të marrin pjesë në Super League se do të përjashtohen nga çdo kompeticion kombëtar dhe europian. Madje lojtarët e tyre nuk do lejohen të luajnë as në Europian, por edhe në Botëror. Në këtë mënyrë rrezikohet edhe shkrirja e një kompeticioni si Champions League.

Presidenti i ECA-s, Andrea Agnelli dhe Fiorentino Perez, presidenti i Real Madrid janë mbështetësit më të mëdhenj të kompeticionit të ri Super League, por krijimi i tij ka nxitur edhe reagimin e kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili ka deklaruar se ‘klubet në fjalë do shkatërrojnë kampionatet kombëtare dhe do shqetësojnë tifozët e tyre’.

Ndryshe nga UEFA dhe FIFA, ECA ka kërkuar që klubet të vijojnë të luajnë në kampionatet kombëtare dhe se Super League të jetë një kompeticion që të luhet në mesjavë.

Përshtypje kanë bërë Bayern Mynchen dhe Paris SG, që kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë kompeticion. Super League do të mbështetet nga rrjeti televiziv DAZN, që pritet të financojë me 3.5 miliardë euro në sezon.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot