Zyrtare/ AEK-u i Athinës firmos me Thomas Strakoshën deri në 2029

Zyrtare/ AEK-u i Athinës firmos me Thomas Strakoshën deri në 2029

Thomas Strakosha me familjen në prezantim

Thomas Strakosha është portieri më i ri i AEK-ut të Athinës. Gardiani i Kombëtares rikthehet pas 12 vitesh në Greqi duke firmosur deri në verën e 2029-s. Skuadra greke ka paguar shumën për kartonin e tij nga Brentford në Premier League.

“Unë jam shumë i lumtur që transferimi im te AEK u kompletua. Po pres me padurim që të nis stërvitjen dhe të jem në gatishmëri të trajnerit tim. Që nga sot nuk ka më fjalë, vetëm punë”, ishin fjalët e para të Strakoshës si portieri i klubit grek.

Së bashku me Thomasin, të pranishëm në prezantim ishin edhe familjarët e portierit, teksa binte në sy edhe Fotaqi, i ati i tij dhe ish-portieri i Kombëtares kuqezi.

Për t'u përmendur se Thomas Strakosha e ka nisur karrierën te të rinjtë e APOEL në Qipro, teksa më pas ka kaluar te Panionios dhe më pas te Lazio në Serie A, ku qëndroi deri në verën e 2022 (në mes një huazim te Salernitana), ndërsa prej dy vitesh ishte pjesë e Brentford në Premier League, pa pasur shumë minuta. Për Strakoshën kishte interes edhe nga Monza dhe Fiore në Serie A.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë