Stivian Janku është afrimi më i ri i Egnatias. Mbrojtësi 25-vjeçar pas katër vitesh u largua nga Bylis, duke gjetur strehë në Rrogozhinë. Tanimë shtatëlarti me një përvojë të gjatë në Superligë do jetë ndihmë për ekipin e Edlir Tetovës në aventurën e Conference League.
"Stivian Janku është afrimi i parë i klubit për sezonin e ri. Futbollisti ka firmosur kontratën me klubin gjatë ditës së sotme dhe do t'i bashkohet skuadrës në përgatitjet për ndeshjet e Conference League", njofton Egnatia.
I lindur në Janinë, Janku ka luajtur për Delvinën, Partizanin, Luftëtarin dhe Bylisin, teksa këtë sezon në Superligë luajti 20 ndeshje. Janku ka zhvilluar edhe dy paraqitje me Kombëtaren kuqezi A.
Komente










