Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do të garojnë bashkë në zgjedhje bashkë në zgjedhje. Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe Presidentja në Detyrë kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit në një konferencë të përbashkët për mediat.
“Sapo kemi nënshkruar marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion, për një shoqëri me shëndet, punësim e arsim pa diskriminim…”, tha në fillim Albin Kurti, teksa njoftoi se pas dy ditësh do të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
"Viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për kryeministër të ri dhe presidente të re. Ne e kemi presidenten që e ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe dinjitet. E ka shprehur integritetin e institucionit dhe unitetin e popullit. Në këto zgjedhje që janë referendum duhet ta ri legjitimojmë këtë”, tha ndër të tjera Kurti.
Ndërkohë që Osmani deklaroi se ky bashkim është përtej një liste por një kauze për një të ardhme më të mirë.
'"Dy dekadat e fundit kanë qenë një qeverisje e gabuar. Sot dhe për 4 vitet në vijim por edhe përtej 4 viteve do të luftojmë kundër korrupsioni, me prioritet arsimin dhe drejtësinë, mjedisin dhe mirëqenien e secilit prej jush. Kjo e ardhme është e mundshme dhe duhur, Kosova ka nevojë për një kryeministër që do të luftojë korrupsionin që nuk do t'i mbyll sytë përballë padrejtësive, ka vizion dinjitet dhe integritet dhe vendose Interesi e vendin mbi çdo interes tjetër Jemi një muaj larg zgjedhjeve kjo që arritëm sot reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës" tha Vjosa Osmani.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë zhvillohen më 14 shkurt.