Zyrtare/ Alen Sherri kalon në Serie A, i jep lamtumirën Egnatias: Shkruam historinë edhe pse të paragjykuar

Zyrtare/ Alen Sherri kalon në Serie A, i jep lamtumirën Egnatias: Shkruam historinë edhe pse të paragjykuar

Alen Sherri prezantohet te Cagliari

Alen Sherri ka gjetur akordin dhe për tre sezonet e radhës do jetë portieri i Cagliarit në Itali. Klubi i Serie A do paguajë 350 mijë euro në arkat e Egnatias, me klubin rrogozhinas që ka mbajtur edhe 40 përqind të pronësisë së gardianit dhe në rast të një tjetër shitje do marrë pjesën e duhur.

Për të zyrtarizuar largimin ka menduar edhe portieri Sherri, i cili në kanalet e komunikimit i ka falenderuar të gjithë, duke shpërndarë edhe foto me trofetë e fituar.

"Nuk di nga të filloj të flas për dy vitet e kaluara. Dy vite plot miqësi, vëllazëri, fitore, besim, mbështetje, humbje, trishtime, të gjitha së bashku. Sot fillon një eksperiencë e re për mua dhe doja që fillimisht ta nisja duke falenderuar pa përjashtim të gjithë ata të cilët besuan te unë dhe më mbështetën gjatë gjithë këtij rrugëtimi në klubin Egnatia", shkruan Sherri.

Më pas portieri 26-vjeçar nuk lë pa përmendur edhe kalimin te Egnatia, që para dy sezonesh nuk mendohej se do fitonte titullin në Superligë.

"Jam shumë i lumtur për faktin që të gjithë se bashku arritëm gjëra të mëdha dhe të shkruanim histori edhe pse të paragjykuar si një qytet i vogël. Faleminderit K.F. Egnatia", shkruan mes të tjerash portieri shkodran.

Kujtojmë se Sherri është pjesë e kombëtares shqiptare dhe ky transferim në Serie A do i japë pikë shtesë për një vend mes kuadratit kuqezi. 

Sherri do të rivalizojë me Scuffet dhe Radunoviç për një vend titullari tek ekipi i Cagliarit, që ka besuar tek cilësitë e portierit kuqezi, i cili tani do të lërë gjurmë dhe përtej Adriatikut. Sherri largohet pas 195 ndeshjesh në kampionatin shqiptar, ndërsa ka luajtur dhe 26 takime në Kupën e Shqipërisë dhe 13 takime ndërkombëtare me Laçin dhe Egnatian. Pasi luajti me Kombëtaren U21, portieri shkodran bëri debutimin e tij në portë për kombëtaren e madhe në 9 nëntor 2022.

Postimi i Sherrit

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pogradec, një i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë, nuk dihen shkaqet

Pogradec, një i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë, nuk dihen shkaqet