Zyrtare/ Alvaro Morata është i Milanit: Kam besim te Ibra dhe Fonseca, mezi pres t'ia nisim

Zyrtare/ Alvaro Morata është i Milanit: Kam besim te Ibra dhe Fonseca, mezi pres t'ia nisim

Alvaro Morata

Alvaro Morata rikthehet në Itali, por këtë herë jo me fanellën bardhezi të Juventusit, por me atë të Milanit. Nuk ka më asnjë mëdyshje pasi kapiteni që udhëhoqi Spanjën drejt triumfit të Kampionatit Evropian 2024, e ka konfirmuar vetë kalimin te "Djalli".

Atyre që e pyesin pse zgjodhi Milanin, Morata u përgjigjet. "E thjeshtë, arsyeja është besimi nga Zlatan, te ekipi, te trajneri. Mezi pres të filloj. Tani po shkoj me pushime sepse dua të jem me familjen time që më ka ndihmuar shumë, përndryshe do të stërvitesha nga nesër”.

Për bisedën e parë me Ibrën, Morata shpjegon se ishin gjëra të bukura.

"Gjëra pozitive. Unë gjithashtu e di që kam vitet më të mira të karrierës time përpara dhe dua të shkoj në një klub të madh si Milani", tha 31-vjeçari, i cili do prezantohet zyrtarisht pasi kontrata të depozitohet në Federatë, me testet mjekësore që u kalua me sukses.

Marrëveshja me sulmuesin spanjoll ështa katër vjeçare me pagë 5 milionë euro në sezon dhe pritet të zgjasë deri në verën e vitit 2028. Transferimi i Moratas do t’i kushtojë kuqezinjve 13 milionë euro, aq sa ishte klauzola e lojtarit te Atletico Madridi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg

AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg