Zyrtare, ambasadorja Romana
Vlahutin largohet në gusht 2018
Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin do të përfundojë mandatin e saj në Shqipëri më 31 gusht 2018. Kjo do të thotë se Vlahutin nuk arriti dot të shtyjë me një vit mandatin e saj në Tiranë gjë të cilën ajo e kërkoi formalisht.
Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin do të përfundojë mandatin e saj në Shqipëri më 31 gusht 2018. Kjo do të thotë se Vlahutin nuk arriti dot të shtyjë me një vit mandatin e saj në Tiranë gjë të cilën ajo e kërkoi formalisht.
Shërbimi i Jashtëm i BE-së (EEAS) e konfirmoi këtë fakt për Exit.al, në përgjigje të një kërkese të bërë në bazë të të drejtës për liri të informacionit.
Ndërkohë, BE kishte shpallur që para një viti aplikimin për vendin e kreut të Delegacionit në Tirana. Sipas letrës së kreut të Divizionit për Çështjet Parlamentare të EEAS, afati i fundit për aplikim për pozicionin e ambasadorit të BE-së në Shqipëri ishte më 20 shtator 2017. Nuk dihet nëse BE e ka përgjedhur tashmë kryen e ri të delegacionit dhe se kur ajo apo ai do të lajmërohet publikisht si zëvendësues i Vlahutinit.
Gjatë kohës që ka shërbyer në Shqipëri, statusi i diplomates që Vlahtuin gëzon në shërbimin diplomatik në Kroaci ka qënë i ngrirë, çfarë do të thotë se ajo mund t’i rikthehet karrierës së saj diplomatike në Kroaci. Vlahutin ka shërbyer për rreth 9 vjet si diplomate në Kroaci, duke arritur të ngrihet deri në nivelin e numrit dy të ambasadës së Kroacisë në Beograd.
Ka shumë pak gjasa që Vlahutin të vazhdojë karrierën e saj në shërbim të EEAS apo të Komisionit Evropian, duke qënë se ajo ishte emërim politik i Kroacisë, si përmbushje e dy kutoave të emërimeve politike që BE i dha Kroacisë mbasi ajo u bë anëtare e BE-së.
Si rezultat, ështrë e sigurtë që Vlahutin nuk do të luaj më asnjë rol në procesin e integrimit të Shqipërisë.
Er.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
43.8%
-
Njësoj
18.7%
Vota total: 498
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Incidenti ndaj Vjosa Osmanit si mesazh se kë preferon shumica e re e Shkupit në Kosovë
2 Gusht, 22:46
-
Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, Rrumbullaku urdhëron pezullimin e drejtorit të Rrugores Altin Qato
2 Gusht, 22:17
-
'Me njerkën e tyre', Rudina Dembacaj publikon foto me tre fëmijët e bashkëshortit të saj Mark Frroku
2 Gusht, 22:09
-
SHBA/ Trump: Shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë ishte një fitore e Vladimir Putin
2 Gusht, 22:08
-
Sondazhet në Shqiptarja.com/ Ndryshimet në qeveri dhe Spiropali në krye të Kuvendit, ja cili ishte mendimi i qytetarëve
2 Gusht, 21:44
-
Itali/ Qëlloi me thikë bashkëatdhetarin pas një debati, arrestohet 44-vjeçari shqiptar
2 Gusht, 21:41
-
Kërcënohet me vdekje drejtori artistik i ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike 2024
2 Gusht, 21:17
-
SHBA/ Zyrtarisht kandidate, Kamala Harris merr votat e nevojshme të demokratëve për të qenë përballë Trump në zgjedhjet presidenciale
2 Gusht, 21:15
-
Francë/ Kishte shkuar si turist në Francë, shqiptari kapet duke shitur kokainë! Dënohet me 8 muaj burg
2 Gusht, 21:00
-
Barcelona planifikon të ndalojë dhënien me qira të apartamenteve për turistët
2 Gusht, 20:51
-
Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital
2 Gusht, 20:04
-
Spahiu: Ja pse Tavo do fitojë me 200 vota diferencë Himarën, kundër aleancës PD + Athinë
2 Gusht, 19:58