ZYRTARE/ Amir Rrahmani firmos kontratën e re me Napolin

ZYRTARE/ Amir Rrahmani firmos kontratën e re me Napolin

Amir Rrahmani

Tashmë është zyrtare, Amir Rrahmani  do të mbetet një element kryesor i mbrojtjes së Napolit edhe në sezonet e ardhshme. Marrëveshja përfundimtare për vazhdimin e kontratës së lojtarit është arritur muajin e kaluar, pas një takimi të klubit me agjentin Adrian Aliaj. Dje mbërriti nënshkrimi , i cili do t'i lejojë ish-lojtarit të Veronës të mbajë veshur fanellën napoletane deri më 30 qershor 2027 me një opsion për sezonin e ardhshëm (kontrata e mëparshme do të kishte skaduar më 30 qershor 2024).

29 -vjeçari është fituesi i titullit të Serie A këtë sezon me Napolin, teksa ka grumbulluar deri tani 34 paraqitje në total për fanellën e Napolit këtë sezon, 27 në Serie A (me 2 gola dhe 1 asist) dhe 7 në Liga e Kampioneve.

I dalë nga moshat e Drenicës, Rrahmani spikati me Partizanin në Shqipëri, për të luajtur me RNK Split, Dinamo Zagreb, Lokomotiva Zagreb dhe më pas me Veronën dhe Napolin në Serie A. Prej tre sezonesh pjesë e të kaltërve, Amiri rinovoi kontratën deri në 2027.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Historike në Serie A, ndeshja e Interit do gjykohet nga një ekip arbitresh vajza

Historike në Serie A, ndeshja e Interit do gjykohet nga një ekip arbitresh vajza