Zyrtare/ Arda Guler prezantohet te Real Madrid-i

Zyrtare/ Arda Guler prezantohet te Real Madrid-i

Arda Guler

Talenti i momentit në Europë, Arda Guler është lojtari më i ri i Real Madridit. Kanë qenë "Galaktikët" që zyrtarizuan gjithçka në kanalet e komunikimit, me sulmuesin anësor 18-vjeçar që do firmosë për gjashtë sezonet e ardhshme në La Liga.

"Real Madrid dhe Fenerbahçe kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Arda Güler, i cili do të jetë i lidhur me klubin tonë për gjashtë sezonet e ardhshme. Të premte me 7 korrik në orën 12:00, në Real Madrid City do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të Arda Güler si lojtar i ri i Real Madridit. Më pas, Arda Güler do të dalë para mediave", njofton Real Madridi.

20 milionë euro (2 milionë më shumë klauzola) do paguajë Reali te Fenerbahce, me "Galaktikët" që kanë për të paguar edhe komisionin prej 20 milionë eurosh te përfaqësuesit e lojtarit. Turqit mbajtën edhe 20 përqind të kartonit, në rast se Real Madrid shet më pas talentin e sulmit.

Në sezonin 2020/21, ende 16 vjeç, Guler u shfaq për herë të parë në ndeshjet e ekipit të parë. Ai luajti 35 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat, duke regjistruar gjashtë gola dhe shtatë asistime mes Ligës së Turqisë, Kupës së Turqisë (një kompeticion që ai e ka fituar këtë sezon) dhe UEFA Europa League.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja