Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet

Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë

Partizani ka humbur pjesë të rëndësishme ende pa nisur merkatoja e dimrit. Mesfushori Arinaldo Rrapaj u prezantua te Kolos Kovalivka në Ukrainë. 23-vjeçari ishte pjesë e ekipit prej verës së 2021 kur u afrua nga Ilir Daja. Vlonjati e ka përvojën e parë jashtë Shqipërisë, me Partizanin që ia ka dalë të arkëtojë afro 600 mijë euro nga kjo lëvizje.

"Marrëveshja me futbollistin shqiptar zgjat për 3,5 vite. Në Kolos, Rrapaj zgjodhi numrin 99 në fanellë. Ne mirëpresim Arinaldo Rrapajn në klubin tonë, përpara drejt fitoreve", thuhej në njoftimin e Kolos.

Në 145 ndeshje të luajtura me Partizanin, Rrapaj ka shënuar 22 gola dhe ka dhënë 23 asistime.

Ndërkohë, veç Rrapaj, Partizani ka gjetur akordin me FC Oleksandria për të shitur Tedi Carën për 150 mijë euro. Edhe Andi Hadroj ka akord me FC Polissya po për 150 mijë euro, me "Demat" që do arkëtojnë deri në 900 mijë euro.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen