Ukraina godet me dronë në thellësi të territorit rus
Ndërtesë në Rusi e goditur nga një dron ukrainas
Ukraina ndërmori të shtunën në mëngjes sulme me dronë në thellësi të territorit rus, që autoritetet lokale thanë se dëmtuan godina banimi në qytetin Kazan të rajonit të Tatarstanit, mbi 1000 kilometra larg vijës së frontit.
Zyra e shtypit e guvernatorit të Tatarstanit, Rustam Minnikhanov, tha se tetë dronë sulmuan qytetin. Gjashtë prej tyre goditën godina banimi, një goditi një objekt industrial dhe një u rrëzua mbi një lumë, thuhet në deklaratë.
Një video e postuar në kanalin lokal të lajmeve Telegram Astra, e verifikuar nga Associated Press, tregon një dron që përplaset në katet e sipërme të një ndërtese të lartë. Autoritetet lokale thanë se nuk pati viktima.
Fluturimet në aeroportin e Kazanit u ndalën përkohësisht dhe të gjitha tubimet masive u anuluan për të shtunën dhe të dielën.
Sulmet, për të cilat Ukraina nuk mori përgjegjësi në përputhje me politikën e saj të sigurisë, vijnë pas një sulmi ukrainas të premten në një qytet në rajonin kufitar Kursk të Rusisë duke përdorur raketa të dërguara nga SHBA, duke vrarë gjashtë persona, përfshirë një fëmijë.
Moska lëshoi 113 dronë në Ukrainë gjatë natës së të shtunës, thanë zyrtarët ukrainas.
Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, 57 dronë u rrëzuan gjatë sulmeve. 56 dronë të tjerë "humbën". Gjasat janë që ato janë çaktivizuar në mënyrë elektronike.
Guvernatori i rajonit të Kharkivit në Ukrainës, Oleh Syniehubov, tha se tetë persona u plagosën të premten mbrëma në sulmet me dronë në kryeqytetin rajonal, të quajtur gjithashtu Kharkiv./ VOA
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
13.3%
-
Jo
78.3%
-
Nuk e di
8.4%
Vota total: 309
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pas bisedimeve SHBA-Rusi, zyrtarët amerikanë pritet të takohen sot me ukrainasit në Arabinë Saudite
25 Mars, 08:20
-
10 gjëra që ndoshta nuk i dinit për ndikimin rus në Ballkan
24 Mars, 21:25
-
Bisedimet në Riad për luftën Rusi-Ukrainë, Krisafi: Armëpushim i pjesshëm ndaj objekteve të energjisë dhe porteve, SHBA ka qasje pozitive ndaj Kremlinit
24 Mars, 19:57
-
Vladimir Putin nga Kosova? Gazeta gjermane BILD zbulon ADN e presidentit rus
24 Mars, 19:18
-
'Mos i besoni Putinit', armatoset Gjermania, zhvillon stërvitje në vend të fshehtë
24 Mars, 17:17
-
Intervista me 'Magjistarin e Kremlinit', njeriu që i fliste në vesh Putinit
24 Mars, 11:28
-
Amerikanët dhe rusët 12 orë bisedime mbi Ukrainën në Riad, nesër publikohet deklarata e përbashkët! Trump: Së shpejti firmosim me Kievin marrëveshjen për mineralet e rralla
24 Mars, 08:16
-
SHBA-Ukrainë 5 orë takim në Riad, Kievi: Bisedë produktive, drejt paqes
23 Mars, 22:22
-
Hodges: Forca evropiane në Ukrainë s’ka nevojë për garanci amerikane
23 Mars, 17:19
-
Ukraina dhe SHBA do të zhvillojnë bisedime në Arabinë Saudite për t’i dhënë fund luftës me Rusinë
23 Mars, 15:31
-
I Dërguari i Trump: Putin është një lider super inteligjent! Ukraina, një shtet i rremë
23 Mars, 14:54
-
Rusia është ekonomi lufte, ja pse nuk e do paqen
22 Mars, 21:49