Sulmuesi i Kombëtares ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2020 me skuadrën nga Primera Division duke bërë një hap të madh në karrierën e tij pasi tashmë do të ketë mundësinë të përballet me lojtarë të kalibrit si Messi dhe Ronaldo.
Levante në faqen zyrtare i ka uruar në shqip mirëseardhjen Sadikut për të cilin ka paguar 1 mln euro për të blerë kartonin nga polakët e Legias. Sadiku do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit ndërsa tek Legia e Varshavës nuk gjeti shumë hapësira duke shënuar vetëm dy gola këtë sezon.
Redaksia Online
S.K./Shqiptarja.com