Atletico Madrid ka zyrtarizuar nënshkrimin me Julian Alvarez nga Manchester City. Argjentinasi ka firmosur për Los Colchoneros deri në vitin 2030. Sot, madrilenët shpërndanë njoftimin zyrtar në rrjet duke i uruar mirëseardhjen argjentinasin. Alvarez luajti për 2 sezone me Manchester City duke kryer 103 paraqitje, duke shënuar 36 gola dhe duke shpërndarë 18 asiste.
Sulmuesi nuk ishte i kënaqur me minutazhin që i ofronte Guradiola tek City dhe vendosi të ishte i hapur ndaj ofertave të reja. Atletico tregoi menjëherë interes për Alvarez dhe sipas raportimeve spanjolle pagoi 85 milion euro për kartonin e tij.
Julian Alvarez është shpallur edhe kampion bote me Argjentinën në botërorin e Katarit në 2022, si dhe kampion në Coppa America muajin e shkuar. Ndërsa me Manchester City ka fituar 2 kampionate dhe 1 Champions League.
???? ¡La araña es rojiblanca! ❤???? pic.twitter.com/t5VdXHkSlu
— Atlético de Madrid (@Atleti) August 12, 2024