Zyrtare/ Buzëqeshje e hidhur për Brazilin, Carlo Ancelotti rinovon me Real Madridin

Zyrtare/ Buzëqeshje e hidhur për Brazilin, Carlo Ancelotti rinovon me Real Madridin

Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti do të vazhdojë të jetë trajner i Real Madridit edhe më gjatë se fundi i këtij sezoni, paçka interesit nga kombëtarja e Brazilit. Njoftimi është bërë nga vetë klubi spanjoll pak ditë para fundit të vitit 2023. Ancelotti do të qëndrojë në pankinën e "Galaktikëve" të paktën deri më 30 qershor 2026. Prandaj, eliminohet mundësia që trajneri italian të marrë drejtimin e Brazilit si trajner.

Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit (CBF) Ednaldo Rodrigues ka folur vazhdimisht për admirimin e tij për Ancelottin, i cili vetë shprehu "krenarinë" për mundësinë e drejtimit të "një prej ekipeve kombëtare më të mëdha në botë". Pavarësisht se nuk u distancua nga kontaktet, Ancelotti kishte sugjeruar gjithashtu se qëndrimi në Bernabeu ishte zgjedhja e tij e preferuar, duke thënë se do të priste që Reali t'i ofronte një zgjatje kontrate "deri në ditën e fundit".

Ancelotti ka qenë trajneri i Real Madrid që prej vitit 2021, pasi më parë ka drejtuar klubin nga 2013 deri në 2015. Në pesë sezone në dy periudha, ai ka fituar 10 tituj duke përfshirë dy trofe të Champions League dhe një titull La Liga, si dhe dy Copa del Rey.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd

Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd