Zyrtare/ Carlo Ancelotti trajneri i ri i Brazilit

Zyrtare/ Carlo Ancelotti trajneri i ri i Brazilit

Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i kombëtares braziliane të futbollit duke filluar nga viti 2024. Këtë e ka konfirmuar presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), Ednaldo Rodrigues, raporton CNN Brasil. Ancelotti aktualisht është trajner i  Real Madridit dhe kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2024.

Italiani do të marrë postin e trajnerit të Brazilit në Kupën e Amerikës që do të luhet në verën e vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara. Deri atëherë, kombëtarja do të drejtohet në mënyrë të përkohshme nga Fernando Diniz.

Pas Kupës së Amerikës, Ancelotti do përgatisë ekipin për Kupën e Botës 2026 që do zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Ish-trajneri i Milanit dhe Chelseat do të bëhet  i huaji i parë që do të drejtojë Brazilin për gati gjashtëdhjetë vjet. Trajneri i fundit i huaj i Brazilit ishte argjentinasi Filpo Nunez, i cili drejtoi ekipin kombëtar për një ndeshje në 1965.

Me konfirmimin nga vetë presidenti Rodrigues, e ardhmja e Ancelottit duket se është në kombëtaren e Brazilit, pasi ka fituar gjithçka me Realin e Madridit, përfshirë edhe dy Champions League (2013-14 dhe 2021-22).

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin