Chelsea ka kompletuar transferimin e sulmuesit 18-vjeçar Marc Guiu nga Barcelona.
Ai ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare e cila do ta mbajë atë në Londër deri në vitin 2030. The Athletic kishte raportuar se Chelsea ka arritur një marrëveshje në parim për të nënshkruar me Guiun dhe ata kishin aktivizuar klauzolën e tij të lirimit prej gjashtë milionë eurosh.
Ai po shihet si një përforcim për Chelsean dhe jo për Strasburgun që është klubi i dytë i pronarit Boehly dhe përdoret si një ekip alternativ për zhvillimin e lojtarëve.
“Është një gëzim i jashtëzakonshëm që të nënshkruajë për Chelsean dhe kam pasur vështirësi që të fle gjumë para këtij rrugëtimi sepse isha shumë i lumtur”, ka thënë fillimisht Guiu.