Zyrtare/ Dinamo largon Dritan Mehmetin, në stol pritet ish-trajneri i Italisë

Zyrtare/ Dinamo largon Dritan Mehmetin, në stol pritet ish-trajneri i Italisë

Dritan Mehmeti

Dritan Mehmeti nuk është më trajneri i Dinamos, edhe zyrtarisht. 18-herë kampionët e Shqipërisë kanë njoftuar se pas një bisede me teknikun, është rënë dakord që të mbyllet bashkëpunimi, edhe pse 43-vjeçari dhe një kontribut të madh për ringritjen e skuadrës në Superligë.

"FC Dinamo njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Dritan Mehmeti. Në përfundim të fazës përgatitore në Pogradec, drejtuesit dhe trajneri kanë zhvilluar një bisedë ku në përfundim të së cilës palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre. Klubi blu e falenderon teknikun Mehmeti për kontributin e dhënë në rikthimin e skuadrës në "Superiore" dhe i uron suksese në vazhdimësi", njoftojnë Blutë.

Tanimë Dinamo ka projektuar në stol emrin e Luigi di Biagos, ish-trajnerit të Italisë U-21 apo edhe SPAL në vendin fqinj. Projekti i ri i klubit me shtimin e sponsorave dhe bashkpunimin me Manchester City-n, ka bërë që shumë gjëra të ndryshojnë te Blutë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

'Mos më kanë vënë çip në kokë', Vuçiç kapet keq me gazetaren për vizitën e Xi Jinping: Jeni çmendur të gjithë

'Mos më kanë vënë çip në kokë', Vuçiç kapet keq me gazetaren për vizitën e Xi Jinping: Jeni çmendur të gjithë