Manchester United ka vendosur të largojë Cristiano Ronaldon. "Djajtë e Kuq" e kanë njoftuar këtë vendim nëpërmjet një komunikimi zyrtar në websiten e klubit. Bëhet me dije se palët kanë gjetur marrëveshjen me CR7 për largimin e menjëhershëm.
"Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të përbashkët, me efekt të menjëhershëm. Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy periudha në Old Trafford, duke shënuar 145 gola në 346 paraqitje dhe i uron atij dhe familjes së tij mirë në të ardhmen. Të gjithë në Manchester United mbeten të përqendruar në vazhdimin e përparimit të ekipit nën drejtimin e Erik ten Hag dhe të punojnë së bashku për të dhënë sukses në fushë", njofton United.
Pas intervistës së fundit të Ronaldos ku tregonte për mosrespekt të klubit ndaj tij, United ka vendosur masën drastike. Kujtojmë se sulmuesi është në grumbullim me Portugalinë në Botërorin e Katarit, teksa mbetet pa ekip. Kontrata e tij me klubin skadonte në fundin e sezonit.
Gazetari Piers Morgan ka paralajmëruar një transferim të Cristiano Ronaldos te Arsenal. Pasi ylli portugez mbylli marrëveshjen me United, Morgan ka postuar një foto të CR7 me bluzën e "Topçinjve". Ka qenë Morgan që intervistoi CR7, me këtë të fundit që akuzoi Manchester United për mosrespekt. I mbetur pa kontratë pas largimit nga United, e ardhmja e Ronaldos duket në Premier League. "Koha për fazën e dytë", shkruan gazetari Morgan në foton e CR7 me fanellën e Arsenal.

Cristiano Ronaldo dhe Manchester United ndërprenë marrëveshjen shtatë muaj pas përfundimit të kontratës. Deklaratat e portugezit pak ditë më parë për mosrespekt nga klubi, ka bërë që Djajtë të merrnin vendimin drastik. Për këtë ka reaguar edhe Ronaldo.
"Pas bisedave me Manchester United, ne kemi rënë dakord reciprokisht për të ndërprerë kontratën tonë para kohe. Unë e dua Manchester United dhe i dua tifozët, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Megjithatë, duket koha e duhur për të kërkuar një sfidë të re. I uroj skuadrës suksese për pjesën tjetër të sezonit dhe për të ardhmen", tha Ronaldo për Manchester Evening News.