Lionel Messi ka vendosur të vijojë karrierën te Inter Miami në MLS-në e SHBA-së. Futbollisti më i mirë në botë me shtatë trofe të "Topit të Artë" ka treguar për "Mundo Deportivo" edhe arsyen se përse nuk u kthye te Barcelona, paçka se ishte kjo dëshira. Pas largimit nga PSG, Messi refuzoi milionat arabe në Al-Hilal, duke vendosur për të kaluar në Miami.
“Rikthim te Barça? Doja shumë, isha shumë i emocionuar që mund të kthehesha, por pasi përjetova atë që përjetova dhe daljen që pata, nuk doja të isha përsëri në të njëjtën situatë: të prisja të shihja se çfarë do të ndodhte dhe të largohesha, e ardhmja ime në dorë nga një tjetër”, tha Leo fillimisht.
Më pas Leo tregoi se ishte vendimi më i drejtë që mos ndikonte për keq te lojtarët e Barçës me një kthim të tij, ndërsa kërkonte një tërheqje larg vëmendjes për t'u përqëndruar te familja.
"Kam dëgjuar se duhet të shesin lojtarë ose të ulin pagat e lojtarëve dhe e vërteta është se nuk doja ta kaloja këtë, as të merrja përgjegjësinë për të marrë diçka që kishte të bënte me të gjitha këto. Kam marrë vendimin që do të shkoj në Miami. Ende nuk e kam mbyllur totalisht. Më mungojnë disa gjëra, por vendosëm të vazhdojmë rrugën. Doja të largohesha nga Evropa, të dilja nga qendra e vëmendjes dhe të mendoja më shumë në familjen time”, tregon Leo Messi mes të tjerash.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.7%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 906
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Griezmann thyen rekordin e Lionel Messit, futet në historinë e La Ligas
30 Mars, 12:57
-
VIDEO/ Vetëm dy minuta në fushë, Lionel Messi shënon dhe ngjit Inter Miamin në krye të renditjes
30 Mars, 09:22
-
Osasuna kërkon fitoren në tavolinë kundër Barçës, Federata spanjolle sqaron rregulloren
28 Mars, 15:55
-
VIDEO/ Tre gola për tri pikë, Barcelona mposht Osasunën dhe shkëputet në krye të La Ligës
28 Mars, 09:24
-
Dëmtohet Lionel Messi, nuk përfshihet në listën e Argjentinës: Doja shumë të luaja, trishtim
18 Mars, 15:52
-
VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit
16 Mars, 23:04
-
VIDEO/ Lionel Messi rikthehet me gol nga dëmtimi, Inter Miami në çerekfinalet e Champions Cup
14 Mars, 12:34
-
Lamine Yamal futet në historinë e Champions League
13 Mars, 15:25
-
VIDEO/ I njëjti gjyqtar, standarde të dyfishta! Marciniak s'i anuloi golin Messit, por e bëri me Alvarez
13 Mars, 10:50
-
Datat dhe oraret, kalendari i plotë i çerekfinaleve të Champions League! Spikasin dy përballje
13 Mars, 09:26
-
Champions League/ Mësohet çerekfinalja e parë, Interi gjen Bayern Munich! Më tej Barcelona, PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive
11 Mars, 22:51
-
Rikthehet Champions League, sot mësohen katër çerekfinalistët e parë! Inter dhe Bayern me ‘një këmbë’ në fazën tjetër
11 Mars, 09:59