Pas 153 ndeshjeve në Serie A me Milanin, trajneri Stefano Pioli rinovon me kuqezinjtë deri në verën e 2025. Kampion në fuqi me skuadrën nga Milano, 57 vjeçari nga Parma ka pranuar ofertën e klubit, me kuqezinjtë që kanë konfimuar se Pioli do jetë pjesë e ekipit.
Në 153 ndeshje me Milanin, Pioli ka një mesatare prej 1.97 pikë për ndeshje. Drejtimi i Milan ka qenë kulmi i karrierës për Piolin, që në të shkuarën ka qenë pjesë edhe e Modenas, Salernitanës, Parmës, Sassuolos, Veronës, Lazios, Interit dhe Fiorentinës. Kujtojmë se 9 tetori i 2019 ishte dita kur Pioli u ul për të parën herë në stolin e Milan.