Skënderbeu ka zyrtarizuar firmën edhe për tre sezone me Randy Dwumfour. 22-vjeçari nga Gana është një vlerë e shtuar për korçarët, që i kanë besuar lojtarin polivalent edhe për të të paktën tre sezone.
"Randy Dwumfour edhe 3 vite bardhekuq. Futbollisti ganez ka rinovuar kontratën me klubin dhe do të vijojë të jetë pjesë e Skënderbeut edhe për një kohë të gjatë! I urojmë suksese!", njoftojnë bardhekuqtë.
Mbrojtësi që luan edhe si mesfushor iu bashkua për herë të parë "Ujqërve" në janarin e 2020. Sezonin e shkuar ai luajti për gjashtë muaj te AO Episopi në Greqi, teksa u rikthye sërish me korçarët këtë janar.
Gjatë këtij sezoni trajneri Ivan Gvozdenovic e ka aktivizuar lojtarin në tre ndeshje, duke qenë lojtari kyç i prapavijës.