ZYRTARE/ Egnatia bën 'bingo' në merkato, prezantohet mbrojtësi i kombëtares shqiptare

ZYRTARE/ Egnatia bën 'bingo' në merkato, prezantohet mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Hysen Memolla në prezantim

Hysen Memolla është futbollisti më i ri i Egnatias në Superligë. Mbrojtësi 30-vjeçar ka lënë Lahtin në Finlandë dhe për herë të parë do luajë në elitën e futbollit tonë.

I lindur në Kavajë, Memolla është formuar te Hellas Verona dhe ka një eksperiencë për t'u mbajtur në konsideratë në Serie A dhe disa nga kampionatet më të forta në Europë.

Pjesë më parë e Veronës, Martina France, Koper, Hajduk Split, Salernitana, Kokkolan, Diosgyor apo edhe Lahti, Memolla ka vendosur të kthehet në vendlindje.

Me këtë afrim, Egnatia ka blinduar krahun e majtë, teksa në të njëjtin pozicion luan edhe Musta. Kujtojmë se Memolla ka qenë pjesë për gjashtë ndeshje edhe me Kombëtaren A të Shqipërisë.

"Hysen Memolla është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit nga Presidenti i klubit z.Agim Demrozi dhe Kryetari i Bashkisë z. Edison Memolla. Më pas futbollisti është bashkuar me ekipin në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Skënderbeut", njofton Egnatia.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare