Zyrtare, Elseid Hysaj rinovon
kontratën deri në 2021 me Napolin

Zyrtare, Elseid Hysaj rinovon<br />kontratën deri në 2021 me Napolin
Tashmë është zyrtare, Elseid Hysaj është lojtar i Napolit deri në vitin 2021. Një motiv më shumë qetësie për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare para ndeshjes me Lihtenshtejnin dhe asaj me Spanjën.

Ndërsa Hysaj ndodhet në grumbullim nën urdhërat e De Biasit, Presidenti i Napolit Aurelioo de Laurentis zyrtarizoi zgjatjen e bashkëpunimit kontraktual me shkodranin nëpërmjet profilit të tij në tëiter ku shkruan: “Jam shumë i lumtur t’ju lajmëroj se Hysaj ka rinovuar për 5 vjet”.

Lajmi është përcjellë menjëherë nga faqja zyrtare e Napolit ku shfaqet dhe fotoja e Hysajt ndërsa firmos kontratën e re, natyrisht e realizuar para se 22 vjeçari të grumbullohej me Shqipërine, dhe mediat italiane që shtojnë se në kontratë parashikohet dhe një opsion për rinovimin automatik të saj deri në vitin 2022.

Nuk jepen zyrtarisht detajet financiare të kontratës por mësohet se Hysaj përfiton një rritje të ndjeshme të pagës së tij dhe do të arrijë të fusë në xhep deri në 3 milionë euro neto në sezon duke përfshirë këtu dhe bonuset, nga 600 mijë euro që ishte paga e tij vjetore.

Po ashtu nuk ka një konfirmim zyrtar edhe për sa i përket përfshirjes në kontratë të një klauzole prej 50 milionë eurosh në rast të prishjes së njanshme të saj, detaj ky që u paralajmërua nga mediat pranë Napolit. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë