Zyrtarë evropianë kritikojnë Donald Trump mbi komentet për NATO-n

Zyrtarë evropianë kritikojnë Donald Trump mbi komentet për NATO-n

Dy zyrtarë evropianë kritikuan ish-Presidentin Donald Trump të dielën pas deklaratave se nuk do të mbronte aleatët e NATO-s që nuk po kontribuojnë mjaftueshëm financiarisht në aleancë, në rast se do të sulmoheshin nga Rusia.

Komisioneri i Tregtisë i Bashkimit Evropian, Thierry Breton, u pyet gjatë një interviste mbi këto komente të zotit Trump, i cili ka të ngjarë të jetë kandidati që do të emërojnë republikanët për zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

“Nuk mund të vendosim për politikën e sigurisë çdo katër vjet bazuar në proceset zgjedhore, përkatësisht zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara”, tha zoti Breton, duke shtuar se udhëheqësit e Bashkimit Europian ishin të ndërgjegjësh mbi nevojën që blloku evropian të forcojë kapacitetet dhe shtojë shpenzimet ushtarake.

Ministri i Mbrojtjes së Polonisë shkroi në platformën X se “asnjë fushatë zgedhore nuk mund të shërbejë si justifikim për të luajtur me sigurinë e aleancës”.

“Lajmotivi i NATO-s një për të gjithë, të gjithë për në, është angazhim konkret. Të minosh besueshmërinë e vendeve aleate do të thotë të dobësosh të gjithë NATO-n”, s
hkroi ai.

Zyrtarët e NATO-s në Bruksel nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment nga agjencia e lajmeve Reuters. Traktati i NATO-s përmban një dispozitë që garanton mbrojtjen e ndërsjellë të shteteve anëtare nëse ata sulmohen.

Duke folur gjatë një takimi në kuadër të zgjedhjeve paraprake në Karolinën e Jugut, të shtunën, zoti Trump citoi presidentin e “një vendi të madh”, siç u shpreh ai, që e kishte pyetur nëse zoti Trump do ta mbronte, në rast të një sulmi nga Rusia, nëse nuk do të kishte kontribuar për shpenzimet ushtarake. Zoti Trump tha se i ishte përgjigjiur se “nuk do ta mbronte. Do t’i nxisja të bënin çfarë të donin”, tha zoti Trump. “Ju duhet të paguani”, shtoi ish Presidenti.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, tha se "nxitja e sulmeve ndaj aleatëve tanë më të afërt nga regjimet vrasëse është tronditëse” dhe se kjo sipas tij “rrezikon sigurinë kombëtare amerikane, stabilitetin global dhe ekonominë amerikane." /Voa

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur