VLORË - Carlos Garcia Badias është zyrtarisht trajneri i ri i Flamurtarit. Vlonjatët ia kanë besuar spanjollit 41-vjeçar projektin e ringritjes pas rikthimit në elitë pas një mungese pesë vjeçare.
Garcia është prezantuar zyrtarisht në Vlorë, ku paraprakisht mesditën e kësaj të premteje është takuar edhe me administratorin Sinan Idrizi. Garcia e ka nisur karrierën te Dangdai në Kinë si ndihmës, para se në 2022 të merrte drejtimin e TLV Bat Yam, ekipi i vetëm ku ka qenë trajner i parë. Më pas karriera e tij vijoi në Serie A si asistent teknik te Udinese dhe më pas në SHBA si ndihmëstrajner te Chicago.
Tanimë Garcia pranoi ofertën e Flamurtarit dhe kuqezinjtë do bëhen ekipi i tij i dytë që drejton nga stoli. Sa i takon karrierës si futbollist, spanjolli i lindur në Barcelonë ka luajtur me Espanyol, Almeria, Real Betis, Macabi Tel Aviv apo edhe Alanyaspor.
Vlonjatët nuk janë mjaftuar vetëm me stolin, por kanë lëvizur edhe me disa futbollistë. Lorenc Trashi dhe Ariel Kaloshi kanë rinovuar kontratat, ndërsa kanë firmosur me dy futbollistë të rinj; Todor Todoroski dhe Igor Aleksovski.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Korrik, 13:12
I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?
-
Të drejtë
35.7%
-
Të gabuar
56.1%
-
Nuk e di
8.1%
Vota total: 442
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ 'Shkrihet' KF Tirana, klubi konfirmon tetë largime! Mes tyre edhe Mici e Gentian Selmani
4 Korrik, 12:36
-
Tefik Osmani pranë rikthimit te Tirana si drejtor sportiv
2 Korrik, 15:48
-
Zyrtare/ Tirana largon në bllok pesë futbollistë
27 Qershor, 12:47
-
Sezon zgjedhor në futboll, FSHF 'zgjidh qesen' dhe shpërndan 3 milionë euro për klubet shqiptare
27 Qershor, 10:39
-
Miqësoret ‘europiane’/ Shkëlqejnë Egnatia, Partizani dhe Dinamo! Zhgënjen Vllaznia
25 Qershor, 13:34
-
Vllaznia hedh sytë nga ish-fantazisti i Kombëtares
21 Qershor, 13:04
-
Privatizimi i Flamurtarit, Këshilli Bashkiak i Vlorës drejt vendimit historik
21 Qershor, 10:01
-
Ardit Krymi rinovon me Vllazninë deri në vitin 2027
19 Qershor, 14:12
-
Tirana me stolin bosh, bardheblutë ankand për trajnerin! Katër emrat e lakuar
19 Qershor, 12:14
-
KF Tirana mbetet pa kapiten, Florjan Përgjoni njofton lamtumirën
17 Qershor, 15:33
-
Ndryshime te Vllaznia! Esat Mala firmos kontratën e re, largohet djali i shtëpisë
12 Qershor, 15:07
-
Rikthehet Flamurtari, 'ankand' për trajnerin! Në listën e dëshirave edhe Gianni De Biasi
12 Qershor, 08:34