Zyrtare, FSHF ndërpret futbollin këtë fundjavë pas bojkotit të arbitrave

Tashmë është edhe zyrtare këtë fundjavë nuk do të ketë futboll në vend. Federata Shqiptare e Futbollit pas bojkotit të arbitrave ka vendosur që të ndalojë kampionatin. Arbitrat pas vendimit për bojkot janë lajmëruar se nuk do të shkojnë në takimet që ishin caktuar dhe kjo vlen për të gjitha kategoritë , futbollin e moshave dhe futbollin e femrave.

Burime nga FSHF sqarojnë se futboll pa arbitra nuk mund të luhet dhe se Federata nuk ka forcë vendimarrëse ndaj masës ekstreme që morri Shoqata e arbitrave. Po ashtu bëhet me dije se në ditët në vijim do ketë një takim me Shoqatën për të diskutuar se s’i do vijohet pasi arbitrat kanë marrë vendimin që do bojkotojnë deri në momentin që Policia nuk rikthehet në stadiume. FSHF ka njoftuar sot në mëngjes së këtë javë nuk do të zhvillohet aktivitet futbollistik.

I gjithë ky kaos me futbollin në vend erdhi pas dhunës ndaj arbitrit Eldorian Hamiti në ndeshjen Kamza-Laçi. Arbitrat morrën masën ekstreme për të bojkotuar pasi sipas tyre u rrezikohet jeta ndërsa FSHF e përjashtoi Kamzën nga Superliga duke e zbritur dy kategori më poshtë.

Këtë fundjavë do luheshin ndeshjet e javës së 25-të në Superligë që startonin të premten me dy takime Partizani-Teuta dhe Skënderbeu-Kukësi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 07/03/2019 13:38

    Duhen masa edhe më të ashpra ashtu sic mori Thaçer për bajgat anglezë që për 5 vjet i bëri pula. A ja vlen që pë për një grusht të bajgës katnare kamziote të degjenerohet Kamza dhe i gjith futbolli shqiptar? PO, PO dhe vetëm PO!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars

Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars