Zyrtare/ Ilkay Gundogan i bashkohet Barcelonës, klauzolë e 'çmendur' për mesfushorin

Ilkay Gundogan është futbollisti më i ri i Barcelonës. Turko-gjermani ka lënë Manchester City-n si kapiten, aty ku fitoi gjithçka në vitin e fundit. 33-vjeçari ka firmosur për dy sezone me katalanasit, duke pasur një klauzolë largimi prej 400 milionë eurosh.

Gündoğan mbush 33 vjeç më 24 tetorin e ardhshëm dhe ka një karrierë të gjatë dhe të spikatur futbolli. Gjithçka filloi në vendlindjen e tij Gelsenkirchen, me Schalke 04. Më pas ai kaloi te rivalët e Borussia Dortmund, aty ku në 2013 shënoi penallti në finalen e Champions League, me verdhezinjtë që nuk ia dolën të fitonin titullin. Nën drejtimin e Klopp ai fitoi titullin kampion në Bundesligë më 2011-12.

Në shtatë vitet e tij te Manchester City, Gundogan krijoi një koleksion të madh medaljesh. Pasi e fitoi Premier League pesë herë, këtë vit ai ishte në skuadrën e City-t që ngriti trofeun e Ligës së parë të Kampionëve. Në shtatë sezone në Angli, Gundogan shënoi 60 gola. Vetëm dy mesfushorë të Premier League ishin në gjendje të shënonin më shumë në të njëjtën periudhë.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty