Zyrtare/ Ja kush janë kandidatët për vakancat në KLP (EMRAT)

Zyrtare/ Ja kush janë kandidatët për vakancat në KLP (EMRAT)

Një mbledhje e KLP (Foto ilustruese)

Administrata e Prokurorisë së Përgjithshme ka kryer verifikimet për prokurorët që kanë kandiduar për pozicionet vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Pas verifikimeve, tashmë zyrtarisht janë në garë shtatë prokurorë.

"Pas verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve që kanë shprehur interesin për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas përcaktimeve të nenit 105 i ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësië”, verifikim që u realizua  pas disponimit të informacionit të ardhur nga Drejtoria e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Autoritetit për Informimin mbi Dokumentete ish-Sigurimit të Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme shpall zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjen e 2 (dy) prokurorëve nga rradhët e prokurorëve të prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë dhe 1 (një) prokurorë nga radhët e prokurorëve të prokurorisë pranë gjykatës të apelit të juridiksionit të përgjithshëm", njofton Prokuroria. 

Për 3 (tre) pozicionet vakante në KLP, në 2 (dy) prej tyre mund të zgjidhen prokurorë të shkallës së parë, dhe në 1 (një) pozicion, mund të zgjidhen prokurorë të prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Lista e prokurorëve që kandidojnë për vakancat në KLP

- Afërdita Ndoi  -      Prokuroria e apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë

- Moisi Duda     -      Prokuroria e apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë

- Edina Kurti     -       Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Durrës

- Edlira Bako     -      Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Elbasan

- Elsa Miha        -      Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë

- Olger Eminaj   -      Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Korçë

- Vatë Staka       -     Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Shkodër

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?