Zyrtare/ Jashtë yjet e Cityt dhe United, lista e Anglisë për në 'Gjermani 2024'

Zyrtare/ Jashtë yjet e Cityt dhe United, lista e Anglisë për në 'Gjermani 2024'

Bellingham, Southgate dhe Kane

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka lënë jashtë shtatë emra të njohur që nuk do jenë pjesë e Europianit 2024. Nga lista paraprake në atë finale, vihet re se Jack Grealish dhe Harry Maguire nuk do jenë pjesë e finaleve.

Mungesa të tjera janë edhe Jadon Sancho, James Maddison, Curtis Jones, Jarell Quansah, James Trafford apo Jarred Branthwaite. Në Grupin C të Euro 2024 Anglia ka rivalë emra si Danimarka, Sllovenia dhe Serbia, ndërkohë që në letër shihet si skuadra pretendente për të fituar trofeun në Berlin.

Lista e plotë me 26 emra:

Portierët: Pickford, Ramsdale, Henderson

Mbrojtësit:  Walker, Trippier, Gomez, Stones, Dunk, Guehi, Konsa, Shaw

Mesfushorët:  Rice, Mainoo, Alexander-Arnold, Gallagher, Wharton, Bellingham, Eze

Sulmuesit: Saka, Bowen, Foden, Palmer, Gordon, Watkins, Kane, Toney

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:11
La jashtë yjet e futbollit, Southgate: Shumë e vështirë, janë djem të shkëlqyer


Gareth Southgate nuk mund t’i merrte të gjithë me vete në Euro 2024. Jadon Sancho dhe Marcus Rashford ishin surprizat e listës paraprake, me teknikun e kombëtares ishullore që preferoi t’i linte jashtë.

Ndërkohë, në listën zyrtare prej 26 futbollistësh mungojnë edhe emra si Harry Maguire (i dëmtuar), James Maddison dhe Jack Grealish. Southgate nuk e fshehu keqardhjen për lënien jashtë të mesfushorit të Tottenhamit dhe sulmuesit anësor të Manchester Cityt.

“Maddison dhe Grealish i kanë dhënë diçka ndryshe Anglisë, kështu që ishte shumë i vështirë vendimi për të mos i grumbulluar në Europian. Të dy djemtë janë karaktere fantastike dhe shokë skuadre të shkëlqyer”, deklaroi 53-vjeçari.

Ora 20:04
Mbeti jashtë Euro 2024, Harry Maguire: Jam i shkatërruar


Harry Maguire nuk u thirr nga trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, për Kampionatin Evropian në Gjermani.

Mbrojtësi shprehu pakënaqësinë e tij, duke thënë se ishte i shkatërruar nga një vendim i tillë.

“Megjithë përpjekjet e mia më të mira, nuk arrita të kapërceja një dëmtim në pulpë. Ndoshta e kam shtyrë veten shumë për t'ia dalë. Unë jam thjesht absolutisht i shkatërruar. Për mua, të përfaqësosh Anglinë është nderi më i madh. Do të thotë gjithçka për mua. Nëse nuk mund ta ndihmoj skuadrën si lojtar, do ta mbështes si tifoz, bashkë me pjesën tjetër të vendit. Shkoni dhe fitoni djema”, shkruan Maguire.

Më pas mbrojtësi bëri me dije se do të kthehej nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të Manchester United për t'u përgatitur për sezonin e ardhshëm.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja