ZYRTARE/ Ka luajtur me kombëtaren e Shqipërisë, Kukësi gjen sulmues në Zvicër

ZYRTARE/ Ka luajtur me kombëtaren e Shqipërisë, Kukësi gjen sulmues në Zvicër

Atdhe Rashiti

Atdhe Rashiti është sulmuesi më i ri i Kukësit në Superligë. Verilindorët kanë zyrtarizuar afrimin e 23-vjeçarit, i cili do jetë pjesë e Bluve për të paktën tre sezone e gjysmë. I lindur në Francë, Rashiti ka qenë pjesë e U-21 të Shqipërisë në 2018.

"Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi Atdhe Rashiti është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 3 sezone e gjysmë, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

23 vjeçari, i lindur në Francë vjen te Kukësi nga kampionati zviceran ku së fundmi ka qenë pjesë e Dornach teksa është një futbollist i dalë nga akademia e Basel. Rashiti ka luajtur edhe me ekipe si Deportivo Alaves e Inter de Madrid në Spanjë dhe Black Star në Zvicër. Rashiti ka zhvilluar edhe një ndeshje me Shqipërinë U21.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Atdhe Rashiti dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë", njofton Kukësi.

I dalë nga moshat e Basel, Rashiti ka luajtur me Deportivo Alaves B në Spanjë, Inter Madrid, Arandina apo edhe Black Stars dhe së fundmi me Dornach në Zvicër. Në nëntë takimet e këtij sezoni, sulmuesi nuk ka shënuar asnjë gol.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 01/02/2023 16:10

    Pse le zvicrren per kuksin or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar