Zyrtare/ Klubet dakordësohen, Premier League përdor sistemin e ri për pozicionin jashtë loje! Nis nga sezoni 2024-25

Zyrtare/ Klubet dakordësohen, Premier League përdor sistemin e ri për pozicionin jashtë loje! Nis nga sezoni 2024-25

Foto ilustruese

Klubet në Premier Leaguen angleze të futbollit kanë rënë dakord që nga sezoni i ri të përdoret një sistem gjysmë-automatik për pozicionin jashtë loje. Kjo do të thotë se "syri virtual" do përmirësohet dhe tanimë çipi në top do tregojë në kohë reale rastet e dyshimta që do paraqiten në ekrane edhe për tifozët.

"Në një mbledhje të aksionerëve të Premier League sot, klubet ranë dakord njëzëri për futjen e teknologjisë gjysmë të automatizuar për pozicionin jashtë loje.

Sistemi i ri do të përdoret për herë të parë në Premier League sezonin e ardhshëm dhe parashikohet që teknologjia të jetë gati për t'u prezantuar pas një prej pushimeve ndërkombëtare të vjeshtës.

Teknologjia do të sigurojë vendosje më të shpejtë dhe të qëndrueshme të linjës virtuale jashtë loje, bazuar në gjurmimin optik të lojtarit dhe do të prodhojë grafikë transmetimi me cilësi të lartë për të siguruar një përvojë të përmirësuar në stadium dhe transmetim për mbështetësit", thuhet në deklaratën e Premier League.

Elita e futbollit anglez është kampionati i parë i madh që miraton diçka të tillë për sezonin e ri.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik