Rraman Hallaçi nuk është më trajneri i Kukësit. Klubi verilindor ka njoftuar se pas dy humbjeve në nisjen e sezonit të ri, trajneri dhe Kukësi kanë ndarë rrugët. Disfatat 3-1 kundër Vllaznisë në javën e parë të sezonit dhe humbja e djeshme 0-4 në shtëpi me Egnatian kanë bërë që Kukësi të jetë në kërkim të një trajneri të ri.
"Klubi i Kukësit njofton ndërprerjen e bashkpunimit me trajnerin Rraman Hallaçin! Shkak bëhen rezultatet e dobëta dy ndeshjet e para të kampionatit duke bërë që ekipi të pozicionohet në vendin e fundit! Klubi i uron suksese në karrierën e tij edhe e falenderon për kontributin e dhënë", njofton Kukësi.
Ky sezon për verilindorët duket se do jetë me probleme, kjo pas telasheve dhe arrestimit të presidentit Safet Gjici nga drejtësia. Zero pikë në dy javë Superligë dhe një lojë që lë për të dëshiruar, e kanë kthyer Kukësin në një ekip që lufton për mbijetesën.
Në vetëm dy javët e para të sezonit të ri, Superliga ka parë dy shkarkime trajnerësh. Pasi Laçi largoi Stavri Nicën pas javës së parë, tanimë Kukësi shkarkon Hallaçin.
Ish-kapiteni i drejtoi Blutë në 35 ndeshje. Ai u ul në stolin e verilindorëve si fillim në 28 dhjetor 2020 si trajner kujdestar, duke qenë në krye për pesë ndeshje. Ishte 22 dhjetori i 2022 kur atij iu besuan frenat e ekipit, duke e drejtuar sezonin që lamë pas në 28 ndeshje dhe në dy takimet e këtij sezoni të ri.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.2%
-
Jo
34.6%
-
Nuk kam mendim
11.1%
Vota total: 4396
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superliga e luan aktin e 30-të në tre ditë, nesër sfida e mbijetesës mes Flamurtarit dhe KF Tiranës! Agjenda e plotë
2 Prill, 11:27
-
Eksodi i 1999-ës, LDK-ja propozon ngritjen e një memoriali në Prizren për solidaritetin e Kukësit
2 Prill, 11:07
-
Aksion pastrimi në zonat e mbrojtura në Kukës, Elbasan dhe Gjirokastër, ministri Jaupaj apel qytetarëve: Mos lini mbetje pas
30 Mars, 13:30
-
22-vjeçari emigrant në Hungari që kthehet në Kukës për boksin: Punoj furrtar, sportin dua ta kthej në profesionin tim
30 Mars, 13:17
-
Has/ Organizonte lojëra fati me celularë në lokal, arrestohet 58-vjeçari
29 Mars, 12:44
-
Nafta më lirë në Prizren, kuksianët kalojnë kufirin çdo ditë: Mbushim plot serbatorin e makinës, kursejmë rreth 3,500 lekë
27 Mars, 12:37
-
Radhë kilometrike dhe pritje pa fund për transportuesit në Vërmicë, shkak korsia e vetme dhe problemet me sistemin (VIDEO)
25 Mars, 16:02
-
Kukës/ Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje e grup kriminal, tre të arrestuar në pikën kufitare të Morinës
25 Mars, 11:13
-
Fluks i lartë në kufirin Shqipëri–Kosovë, fundjava sjell trafik të shtuar në Morinë (VIDEO)
22 Mars, 15:25
-
Tirana 3 pikë të arta me Vorën, shpresë reale për mbijetesë në kampin bardheblu
22 Mars, 15:16
-
Patatja e Shishtavecit mbetet stok, fermerët: Për ta shitur duhet t’u lutesh tregtarëve! Në treg ka hyrë patatja e Kosovës me çmim më të lirë
21 Mars, 16:06
-
Zjarr në një masiv pyjor në Kukës, flakët përfshijnë një sipërfaqe të konsiderueshme me lëndë drusore (VIDEO)
21 Mars, 15:22