Rraman Hallaçi nuk është më trajneri i Kukësit. Klubi verilindor ka njoftuar se pas dy humbjeve në nisjen e sezonit të ri, trajneri dhe Kukësi kanë ndarë rrugët. Disfatat 3-1 kundër Vllaznisë në javën e parë të sezonit dhe humbja e djeshme 0-4 në shtëpi me Egnatian kanë bërë që Kukësi të jetë në kërkim të një trajneri të ri.
"Klubi i Kukësit njofton ndërprerjen e bashkpunimit me trajnerin Rraman Hallaçin! Shkak bëhen rezultatet e dobëta dy ndeshjet e para të kampionatit duke bërë që ekipi të pozicionohet në vendin e fundit! Klubi i uron suksese në karrierën e tij edhe e falenderon për kontributin e dhënë", njofton Kukësi.
Ky sezon për verilindorët duket se do jetë me probleme, kjo pas telasheve dhe arrestimit të presidentit Safet Gjici nga drejtësia. Zero pikë në dy javë Superligë dhe një lojë që lë për të dëshiruar, e kanë kthyer Kukësin në një ekip që lufton për mbijetesën.
Në vetëm dy javët e para të sezonit të ri, Superliga ka parë dy shkarkime trajnerësh. Pasi Laçi largoi Stavri Nicën pas javës së parë, tanimë Kukësi shkarkon Hallaçin.
Ish-kapiteni i drejtoi Blutë në 35 ndeshje. Ai u ul në stolin e verilindorëve si fillim në 28 dhjetor 2020 si trajner kujdestar, duke qenë në krye për pesë ndeshje. Ishte 22 dhjetori i 2022 kur atij iu besuan frenat e ekipit, duke e drejtuar sezonin që lamë pas në 28 ndeshje dhe në dy takimet e këtij sezoni të ri.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Shkurt, 23:06
Kushtetuesja rrëzon Ramën dhe Balluku pezullohet, jeni dakord me vendimin?
-
Po
46.8%
-
Jo
46.6%
-
Jam i/e dyzuar
6.6%
Vota total: 2820
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superliga/ Tirana del nga zona e ftohtë, barazon 1-1 kundër Dinamos në 'Selman Stërmasi'
7 Shkurt, 15:32
-
Pritet shkarkimi pas katër muajsh në stolin e Flamurtarit, në Vlorë gjejnë pasuesin e trajnerit Francesco Moriero
7 Shkurt, 12:07
-
Superliga/ Vllaznia fiton 1-0 kundër Vorës dhe mban kreun, i përgjigjet AF Elbasani! Partizani përmbys 1-2 Bylisin në Ballsh, tri pikë për Egnatian
6 Shkurt, 15:49
-
KF Tirana dy muaj pa humbje, Nuhiu analizon derbin kundër Dinamos: Xhixha do mungojë, merkato na forcoi
6 Shkurt, 12:28
-
Tentuan të fusnin naftë kontrabandë nga Kosova, Policia Kufitare në Qafë Morinë nis hetimet për dy persona
6 Shkurt, 11:46
-
Partizani udhëton nesër drejt Ballshit, Oltijon Kërnaja: Duam tri pikët, s'më intereson derbi Tirana - Dinamo
5 Shkurt, 14:33
-
Reshjet e shiut shkatojnë rënie gurësh në segmentin Kukës-Bushtricë, autoritetet apel drejtuesve të ecin me kujdes
5 Shkurt, 10:54
-
Partizani feston 80-vjetorin e klubit, presidenti Demi mesazh politikës: Sporti nuk bëhet vetëm, Ligji i Sponsorizimeve s'është realitet
5 Shkurt, 10:22
-
Moti i keq, rënie gurësh dhe inertesh në aksin Kukës-Bushtricë! Rruga hapet për qarkullimin e automjeteve (VIDEO)
5 Shkurt, 10:21
-
FK Partizani feston sot 80 vite histori në futbollin shqiptar
4 Shkurt, 10:53
-
Vëzhgimi/ FSHF 'djeg filizat' vendas, 99 futbollistë të huaj në dhjetë klubet e Superligës! Bylisi 'për rekord' me vetëm 6 shqiptarë në ekip
3 Shkurt, 13:20
-
Rreth 120 pacientë në ditë në Urgjencën e Kukësit nga virozat e stinës dhe gripi sezonal
2 Shkurt, 17:45